Shqipëria angazhim për ta vendosur sportin në zemër të imazhit të vendit

Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha mori pjesë në aktivitetin “ACES – Territori in Movimento”, zhvilluar në kuadër të TTG Rimini, ku sporti u prezantua si motor për një vizion të ri dhe të qëndrueshëm të turizmit.

Në këtë nismë të rëndësishme, institucione, biznese dhe aktorë të turizmit u bashkuan për të diskutuar mbi roli e sportit në zhvillimin e qëndrueshëm, përfshirjen sociale dhe promovimin e territorit.

Tre qytete shqiptare janë vlerësuar me titullin “Qyteti Europian i Sportit”, një njohje që dëshmon përkushtimin ndaj një jete aktive dhe të shëndetshme: Tirana në vitin 2023, Vlora në vitin 2024 dhe Shkodra në vitin 2025.

Ky vlerësim dhe pjesëmarrja në këtë forum konfirmojnë angazhimin e Shqipërisë për të vendosur sportin në zemër të imazhit të vendit, si një instrument për zhvillim të qëndrueshëm dhe promovim europian të territoreve tona.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali në Mynih: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku liderë politikë…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia