Lamallari: Shqipëria, histori suksesi në rajon për ndihmën juridike falas

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti sot nënsekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe administratorin në detyrë të United Nations Development Programme (UNDP), Haoliang Xu.


Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti sot nënsekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe administratorin në detyrë të United Nations Development Programme (UNDP), Haoliang Xu, me të cilin bisedoi për forcimin e bashkëpunimit dhe përparimin e përbashkët drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, ministri Lamallari vuri në dukje mbështetjen e rëndësishme të UNDP-së dhe Austrian Development Agency në ngritjen dhe forcimin e sistemit të Ndihmës Juridike Falas.

“Falë UNDP dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim ne kemi ngritur e forcuar sistemin e Ndihmës Juridike Falas. Një sistem funksional, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të aksesit në drejtësi për shtresat në nevojë duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi në rajon për këtë fushë”, u shpreh Lamallari.

Ai theksoi se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të vijuar bashkëpunimin edhe në projekte të tjera që lidhen me drejtësinë sociale dhe gjinore, si dhe me forcimin e kapaciteteve profesionale të ofruesve të shërbimeve juridike.

Burimi ATSH

Silvinjo: Fitore për kombin shqiptar, rrugën për në Botëror e kemi të hapur

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Serbi.

Global 360

Osmani e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar të shtunën liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të tentuar ta…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Silvinjo: Fitore për kombin shqiptar, rrugën për në Botëror e kemi të hapur

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli pas fitores 0-1 të Shqipërisë në Serbi.