Lamallari-opozitës: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari reagoi pas debateve dhe akuzave të opozitës ditën e sotme në Kuvend


Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari reagoi pas debateve dhe akuzave të opozitës ditën e sotme në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari tha “në mungesë të një alternative të besueshme dhe një mbështetje gjithmonë e më e ulët, u ka mbetur veçse gjuha e urrejtjes, baltës dhe shpifjeve bajate, bashkë me lotët e krokodilit që gëzon sa herë ka viktima!”.

Lamallari thekson se “është pikërisht kujtesa e një të shkuare që do të marrë fund njëherë e mirë me Shqipërinë evropiane, ajo që revolton çdo qytetar, i cili teksa endet në proceset e panumërta gjyqësore, i duhet të durojë hirin syve nga ata që linçuan, intimiduan dhe përndoqën krerë të institucioneve të drejtësisë, mundohen të fitojnë kapital politik mbi viktimat e një sistemi të mbrapshtë që lanë pas, i cili vazhdon e prodhon konflikte, me viktima qytetarë dhe shërbyes të ligjit!”.

Duke ju referuar Partisë Demokratike, Lamallari përmendi ligjin 7501 për ndarjen e tokës, i cili ka gjeneruar konflikt social.

“Futën Shqipërinë në vëllavrasje me Ligjin e mbrapshtë 7501! Strumbullar i sa e sa konflikteve sociale, përçarjeve dhe dhunës mes shqiptarëve!”.

Sipas ministrit “edhe çështja e fundit e gjykuar nga i ndjeri gjyqtar Kalaja, problem i mbrapshtë pronësie si mijëra të tjera ku shqiptarët ranë në kaosin dhe kurthin e një epoke që nuk do ta pranojë që i ka ikur vakti!”.

Ministri gjithashtu solli në vëmendje edhe sulmet ndër vite të bëra nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ndaj krerëve të drejtësisë.

“Ish Kreu i nderuar i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi ishte shënjestra e parë e një sulmi dhe përndjekjeje të paprecedentë që shpëtimin e vetëm kishte arratinë, i cili do të pasohej më pas nga ish-Prokurori i Përgjithshëm Sollaku nën akuzat e ulëta me qëllim të pastër denigrues dhe shpejt pasuesja e tij, Ina Rama, një grua së cilës iu desh të dëgjonte etiketimet më të ndyra ndërkohë që në mes të Tiranës kishte ndodhur një krim shtetëror me katër viktima të pafajshme.

“Sot, refreni i baltës, presionit dhe akuzave të shfrenuara padyshim ka në fokus Kreun e SPAK!”, e përmbyll Lamallari postimin.

Burimi ATSH

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Gogu: Vendim procedural, PS vijon takimet në kryeqytet

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Toni Gogu, deklaroi sot se PS…

Global 360

Rutte: Forumi i Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë, i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dha sot një mesazh online në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Gogu: Vendim procedural, PS vijon takimet në kryeqytet

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Toni Gogu, deklaroi sot se PS…