85 prokurorë kërkojnë mbledhje urgjente për rishikimin e standardeve të sigurisë

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, 85 prokurorë të vendit i kanë kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi sigurinë fizike dhe mbrojtjen e dinjitetit të magjistratëve.


Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, 85 prokurorë të vendit i kanë kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi sigurinë fizike dhe mbrojtjen e dinjitetit të magjistratëve.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës, integritetit dhe pavarësisë funksionale të magjistratëve.

Konkretisht mbledhja do të fokusohet në “sigurinë fizike në ambientet e prokurorive; kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, si dhe nevojën për kompensim apo mbështetje institucionale për transportin dhe akomodimin; rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian dhe udhëzimet e CEPEJ dhe Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë; marrjen e masave konkrete për garantimin e kushteve minimale të sigurisë, konfidencialitetit dhe dinjitetit në ushtrimin e detyrës”.

“Ngjarja tragjike e vrasjes së një magjistrati gjyqtar në sallën e gjyqit, në krye të detyrës, përbën një rast të jashtëzakonshëm që tejkalon kufijtë e çështjeve të zakonshme të administrimit të drejtësisë. Në këtë rrethanë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral dhe institucional për të reaguar përmes thirrjes së Mbledhjes së Përgjithshme, me qëllim koordinimin e një përgjigjeje të unifikuar ndaj rreziqeve që prekin sigurinë e magjistratëve dhe integritetin e sistemit të drejtësisë”, thuhet në shkresë.

Prokurorët synojnë që vendimet e mbledhjes të shërbejnë si bazë për propozime konkrete ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme për forcimin e sigurisë në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu nesër është parashikuar të zhvillohet edhe Mbledhja e Gjyqtarëve të Shqipërisë, ku pritet të diskutohet për sigurinë në institucionet e drejtësisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pagesat për shërbimet e nënshkrimit elektronik dhe certifikatës për fiskalizimin, tani online në e-Albania

Nga sot, pagesat për dy nga shërbimet më të përdorura në platformën e-Albania, nënshkrimi elektronik dhe certifikata elektronike për fiskalizimin…

Global 360

Samiti i Brdo-Brijuni-t, Musar: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së, Milanoviç: Kroacia, ndihmë pa dallim

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, deklaroi sot se Sllovenia promovon zgjerimin e BE-së.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pagesat për shërbimet e nënshkrimit elektronik dhe certifikatës për fiskalizimin, tani online në e-Albania

Nga sot, pagesat për dy nga shërbimet më të përdorura në platformën e-Albania, nënshkrimi elektronik dhe certifikata elektronike për fiskalizimin…