151 skica të veçanta dhe origjinale pasurojnë fondin e Arkivit të Filmit

Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini priti në një vizitë në Arkiv, piktorin e talentuar të kostumeve Ylli Beqiri, i cili dorëzoi në arkiv 151 skica origjinale të kostumeve të cilat do të plotësojnë koleksionin e skicave origjinale të filmave shqiptarë.


Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini priti në një vizitë në Arkiv, piktorin e talentuar të kostumeve Ylli Beqiri, i cili dorëzoi në arkiv 151 skica origjinale të kostumeve të cilat do të plotësojnë koleksionin e skicave origjinale të filmave shqiptarë.

Beqiri është autor i qindra kostumeve të mrekullueshme të filmave si: “Balada e Kurbinit”, “Kohë e largët”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Qortimet e vjeshtës”, “Historiani dhe kameleonët”, “Vdekja e kalit”, “Kronikë provinciale” e tjerë.

Tanini theksoi se, ky gjest i çmuar pasuron fondin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe ruan gjurmët e artit dhe trashëgimisë kulturore për brezat që vijnë.

Tanini nënvizoi se, Arkivi i Filmit prej kohësh ka hapur thirrjen për të arkivuar materiale origjinale me vlerë.

Ai shtoi se, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i mirëpret me vlerësim të gjithë ata që zotërojnë materiale origjinale si, filma, skica, fotografi, dokumente apo objekte të tjera me vlerë historike e artistike, dhe i inkurajon t’i dorëzojnë në Arkiv, duke u bërë pjesë e misionit për të ruajtur dhe transmetuar kujtesën tonë kulturore.

Duke falënderuar artistin Ylli Beqiri, Tanini theksoi se ftesa vazhdon dhe të gjithë janë të mirëpritur për të dorëzuar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit materiale me vlera të tilla.

Burimi ATSH

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…