Hoxha: 165 programe studimi në Universitetin e Tiranës, 8 diploma të dyfishta me universitetet ndërkombëtare

Në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik 2025-2026, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha u shpreh se ky fillim shënon jo vetëm një kapitull të ri për mijëra të rinj që i bashkohen komunitetit universitar, por edhe vijimin e një rrugëtimi të përbashkët për dijen, shkencën dhe shoqërinë.


Në ditën e parë të nisjes së vitit të ri akademik 2025-2026, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha u shpreh se ky fillim shënon jo vetëm një kapitull të ri për mijëra të rinj që i bashkohen komunitetit universitar, por edhe vijimin e një rrugëtimi të përbashkët për dijen, shkencën dhe shoqërinë.

Hoxha iu drejtua me një mesazh në rrjetet sociale, jo vetëm studentëve, por edhe profesorëve dhe anëtarëve të personelit të Universitetit të Tiranës.

“Universiteti i Tiranës nuk është vetëm një vend studimi, por edhe një hapësirë që promovon inovacionin, mendimin kritik, frymën e bashkëpunimit, vlerat humane dhe zhvillimin personal, duke ju bërë pjesë të një komuniteti të gjallë e dinamik”, tha Hoxha.

“Është një emocion i veçantë, por edhe përgjegjësi, të mirëpresim studentët që këtë vit për herë të parë ulen në auditorët tanë. Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj të rëndësishme për të studiuar në universitetin më të madh publik të vendit, me traditën më të gjatë akademike dhe me standarde të larta cilësie”, vijoi ai.

Sipas Hoxhës, “Universiteti i Tiranës nuk është vetëm një vend studimi, por edhe një hapësirë që promovon inovacionin, mendimin kritik, frymën e bashkëpunimit, vlerat humane dhe zhvillimin personal, duke ju bërë pjesë të një komuniteti të gjallë e dinamik”.

Rektori Hoxha nënvizoi në mesazhin e tij se Universiteti i Tiranës, këtë vit, është më i hapur dhe më ndërkombëtar se kurrë.

“Me 165 programe studimi, që janë zgjedhja e mbi 60% të maturantëve në shkallë vendi; me 175 marrëveshje bashkëpunimi, 135 partnerë Erasmus+, 8 diploma të dyfishta me universitete të shquara ndërkombëtare; me 19 programe në gjuhë të huaj, 160 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe 13 rrjete akademike, dëshmon se është i përgatitur dhe kontribuon për sfidat që kalon shoqëria shqiptare, si edhe është i lidhur ngushtë me zhvillimet globale”, nënvizoi ai.

Hoxha iu drejtua studentëve duke u shprehur se “kjo është koha për t’u përgatitur për zhvillimin tuaj shoqëror dhe profesional”.

“Jini aktivë, kërkues dhe të angazhuar! Ne, pedagogët dhe personeli përkushtuar i Universitetit të Tiranës, do të jemi gjithmonë pranë jush për t’ju mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi. Së bashku do të vijojmë ta çojmë përpara Universitetin e Tiranës, si një model ekselence dhe cilësie në arsimin e lartë”, pohoi ai.

Rektori Hoxha i inkurajoi maturantët që kanë aplikuar në programet e Universitetit të Tiranës, por që ende nuk janë regjistruar, që ta bëjnë këtë sa më shpejt dhe të mos rrezikojnë mundësinë për të studiuar në universitetin e Tiranës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati ligji i ri për prefektët, do të jenë 12 zëvendësministra të Brendshëm në territor

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati ligji i ri për prefektët, do të jenë 12 zëvendësministra të Brendshëm në territor

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të…