Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi: Regjistrimi i partive deri në 11 tetor, fushata nis në 1 nëntor

Celibashi ka vënë sot në lëvizje Komisionin Rregullator për shqyrtimin e disa projektvendimve që lidhen me zhvillimin e zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi propozoi sot që fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në 9 nëntor në gjashtë bashki, përfshirë Tiranën, të nisë në datën 1 nëntor, ndërsa ka përcaktuar edhe afatet procedurale që duhet të zbatojnë subjektet pjesëmarrëse në këto zgjedhje.

Celibashi ka vënë sot në lëvizje Komisionin Rregullator për shqyrtimin e disa projektvendimve që lidhen me zhvillimin e zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.

Për sa i përket afateve procedurale që lidhen me zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, Celibashi propozon që “partitë politike të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte
zgjedhore jo më vonë se data 11 tetor ndërkohë që koalicionet zgjedhore kanë afat deri në 16 tetor.

Dokumentet e kandidimit paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, si
dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, jo më vonë se data 19 tetor.

“Në përfundim të proceseve të lartpërmendura, fushata zgjedhore është parashikuar të fillojë në afatin më të afërt të mundshëm, që është data 1 nëntor 2025”, thuhet në projektvendim.

Vëzhguesit shqiptarë kanë afat deri në 25 tetor për t’u akredituar pranë KQZ-së, ndërsa vëzhguesit e huaj dhe subjektet zgjedhore duhet të akreditohen jo më vonë se data 6 nëntor.

Për shkak të afateve procedurale të reduktuara në kohë, parashikohet që partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ-të përkatëse, jo më vonë së data 20 tetor. Po ashtu, partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në GNV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ, jo më vonë së data 28 tetor.

“Afatet procedurale të reduktuara në kohë kushtëzojnë datën 25 tetor, si fillimin e detyrimit të bashkive, institucioneve të tyre të varësisë si dhe institucioneve publike
qendrore, organeve të tyre të varësisë dhe degëve të tyre vendore, si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, për të raportuar në KQZ, të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë nga periudha 25 tetor 2025 deri ditën e zgjedhjeve. Në të njëjtën datë fillon edhe monitorimi i OSHMA-ve nga ana e Autoritetit të Mediave Audiovizive, për veprimtaritë me karakter publik të institucioneve publike”, thuhet në projektvendim.

Celibashi ka propozuar edhe miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit, ndërkohë që në projektvendim thuhet se varësi të subjekteve zgjedhore që do të regjistrohen brenda afatit ligjor, mund të ndryshohen përmasat e fletëve të votimit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka propozuar po ashtu Komisionit Rregullator, që procesi i identifikimit elektronik të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të
identifikimit (PEI) në të gjitha qendrat e votimit.

Po ashtu, Celibashi i propozon Komisionit Rregullator edhe projektvendimin “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kompetencë të instalojë dhe përdorë sisteme video monitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave, në VNV-të, për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Sistemi i video monitorimit nuk mund të instalohet në qendrat e votimit në mënyrë të tillë që të cenojë ose të rrezikojë kryerjen në fshehtësi të votimit. Nëse nuk e kryen vetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të drejtë të prokurojë instalimin ose edhe operimin e sistemit të video monitorimit”, thuhet në projektvendim.

Burimi ATSH

Spiropali i përgjigjet urimit të Misionit të BE: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit europian i palëkundur

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur sot urimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali i përgjigjet urimit të Misionit të BE: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit europian i palëkundur

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur sot urimit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në…