Krasniqi: Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, dimension thelbësor i misionit rregullator

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë sot në Asamblenë e 24-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore të Mediave, MNRA në Prishtinë (Kosovë).


Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë sot në Asamblenë e 24-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore të Mediave, MNRA në Prishtinë (Kosovë).

Në panelin hapës merrnin pjesë gjithashtu Frederic Bokobza, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i rregullatorit francez, ARCOM, Joana Duarte, drejtoreshë e departamentit të Mbikëqyrjes në autoritetin portugez, ERC, Francesco Di Giorgi, zyrtar i lartë ligjor pranë rregullatorit italian AGCOM dhe Klevis Vaqari, psikologe nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë.

Në këtë panel u diskutua një temë e rëndësishme që është objektiv kryesor i punës së AMA-s, “Mbrojtja e fëmijëve online”.

Në fjalën e saj, Krasniqi theksoi rëndësinë jetike të mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, si një dimension thelbësor i misionit rregullator.

Krasniqi gjithshtu shpjegoi edhe qasjen gjithëpërfshirëse të AMA-s në këtë proces, me kuadrin ligjor, përputhjen me legjislacionin europian, rolin e Këshillit të Ankesave, rezultatet e monitorimit në këtë drejtim dhe nismat për edukimin mediatik të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve.

“Një pikë e rëndësishme është bashkëpunimi me Platformat e Mëdha Online si një hallkë e domosdoshme në realizimin me sukses të punës tonë”, tha Krasniqi.

Ky panel solli perspektiva të çmuara nga vende të ndryshme, duke konfirmuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të rregullatorëve në ndërtimin e një mjedisi të sigurt digjital për fëmijët, përmes bashkëpunimit rajonal dhe qasjes gjithëpërfshirëse.

Komisioni i Pavarur i Mediave të Kosovës, KPM, përveçse enti organizator mori sot presidencën e radhës së MNRA-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi në Pentagon, takime të nivelit të lartë dhe bisedime për fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes që u zhvilluan në Pentagon (SHBA),…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në Pentagon, takime të nivelit të lartë dhe bisedime për fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes që u zhvilluan në Pentagon (SHBA),…