Sejko: Rritje e qëndrueshme ekonomike 3,5%, konsumi dhe investimet motorët kryesorë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, deklaroi sot se ekonomia shqiptare po vijon të ruajë ritme të qëndrueshme rritjeje, të mbështetura nga konsumi, investimet dhe turizmi si kontribuuesit kryesorë në rritjen ekonomike.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, deklaroi sot se ekonomia shqiptare po vijon të ruajë ritme të qëndrueshme rritjeje, të mbështetura nga konsumi, investimet dhe turizmi si kontribuuesit kryesorë në rritjen ekonomike.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën e sotme për shtyp tha se, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, rritja ekonomike ka arritur në 3,5%, dhe pritet të mbetet në këto nivele edhe deri në fund të vitit.

Gjithashtu, vijoi Guvernatori, rritja e pagave pritet të japë një shtysë të mëtejshme për ekonominë.

“Rritja është reflektuar edhe në tregun e punës, ku punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3,4%, ndërsa papunësia zbriti në 8,5%. Pagat në sektorin privat pësuan një rritje të konsiderueshme prej 9,5%. Guvernatori theksoi se rritja e pagave është një sinjal pozitiv për të ardhurat familjare, por gjithashtu mbetet një faktor rreziku për rritjen e mëtejshme të inflacionit.

Sipas tij, skenari bazë i parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, paraqet se ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme gjatë viteve në vijim. Konsumi dhe investimet do të mbeten motorët kryesorë të rritjes, ndërsa turizmi do të vijojë të japë kontribut pozitiv, ndonëse në mënyrë më të moderuar.

“Një lidhje më e fortë mes turizmit dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë do të mundësojë një ndikim më të gjerë dhe afatgjatë”, tha Guvernatori, duke nënvizuar rëndësinë e diversifikimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë makroekonomike.

Sejko deklaroi se, zgjerimi i konsumit dhe i investimeve në ekonomi është nxitur nga zhvillimet pozitive në tregun e punës, gjendja e qëndrueshme financiare e sektorit privat, klima pozitive e besimit, si dhe kushtet e favorshme të financimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).