Delegacioni i BE: Nga 12 tetori hyn në fuqi sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen

Nga data 12 tetor 2025 hyn në fuqi sistemi i ri i menaxhimit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.


Nga data 12 tetor 2025 hyn në fuqi sistemi i ri i menaxhimit të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë sqaroi në një postim në rrjetet sociale detajet e reja që u përkasin qytetarëve të vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen.

Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës).

Sipas njoftimit, nuk kërkohet asnjë veprim para udhëtimit dhe nuk ka asnjë tarifë shtesë.

EES ofron regjistrim automatik të shtetasve nga vende joanëtare në BE sa herë që kalojnë një pikëkalimi të kufijve të jashtëm të zonës Shengen, si dhe reduktim gradual të kohës së pritjes te kontrolli i pasaportave thjeshtim dhe automatizim të procedurave në kufi

EES zbatohet për shtetasit nga vende joanëtare të BE-së që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër, deri në 90 ditë brenda 180 ditëve. Personat të cilët kanë detyrimin të pajisen me vizë për të udhëtuar. Personat të cilët përjashtohen nga detyrimi për t’u pajisur me vizë

Sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve (EES), i cili është sistem i automatizuar me vetëshërbim mbledh të dhëna për emrin, datën e lindjes, shtetësinë, gjininë, dokumentin e udhëtimit, imazhin e fytyrës dhe/ose gjurmët e gishtave

EES regjistron datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes nga një shtet evropian që përdor EES-në si dhe refuzimet e hyrjes, nëse ndodh.

Sipas rastit, udhëtarët me pasaportë biometrike mund t’i paraqesin dokumentet e udhëtimit në sistemet e vetëshërbimit.

Punonjësit e policisë së kufirit do të ndihmojnë dhe/ose do të mbikëqyrin procesin.

Udhëtari duhet që të paraqesë dokumentet si dhe të japë të dhënat biometrike (imazhin e fytyrës dhe gjurmët e gishtave) në sistemin e vetëshërbimit

Mbledhja dhe regjistrimi i të dhënave do të fillojë gradualisht në pikëkalimet kufitare nga data 12. tetor 2025, dhe zbatimi i plotë do të jetë brenda 10 prill 2026.

Punonjësi i policisë verifikon informacionin e marrë nga sistemi i vetëshërbimit, bën pyetje sipas rastit, autorizon ose refuzon hyrjen e udhëtarit, dhe i regjistron në sistem.

Udhëtari përfiton nga një proces më i lehtë dhe më i efektshëm për kalimin e kufirit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Kopenhagë: “Diella” ndihmë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella po ndihmon Shqipërinë në rrugën drejt BE,…

Global 360

BM, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Më parë, Kanadaja u bë vendi i parë i G7-s, që bëri këtë veprim, e ndjekur nga afër nga Australia.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në Kopenhagë: “Diella” ndihmë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella po ndihmon Shqipërinë në rrugën drejt BE,…