Promovohet romani i “Vajzat e Mjegullës”i Namik Dokle, në gjuhën greke!

Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë u organizua një mbrëmje letrare e veçantë, e dedikuar promovimit të romanit “Vajzat e Mjegullës” të autorit të njohur Namik Dokle, tashmë i përkthyer edhe në gjuhën greke.


Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë u organizua një mbrëmje letrare e veçantë, e dedikuar promovimit të romanit “Vajzat e Mjegullës” të autorit të njohur Namik Dokle, tashmë i përkthyer edhe në gjuhën greke.

Në këtë event morën pjesë shkrimtarë, poetë, gazetarë, artistë, diplomatë dhe artëdashës të komunitetit shqiptar në Greqi, si edhe lexues grekë, të cilët ndanë mendime dhe reflektime mbi veprën dhe figurën e autorit.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga, e cilësoi Doklen si një figurë shumëdimensionale dhe një emër të konsoliduar të letrave shqipe, duke theksuar se ai do të zërë vend në antologjinë e letërsisë shqiptare si një zë i arsyes, mbrojtës i parimeve europiane, simbol i fjalës së lirë dhe profesionalizmit, duke u mbështetur në vlerat themelore të integritetit, guximit dhe përgjegjësisë.

Gjatë diskutimeve u vlerësua jo vetëm figura e autorit si shkrimtar, politikan dhe gazetar, por edhe mënyra se si ai trajton temat sociale që kanë shoqëruar shoqërinë shqiptare në periudhën e regjimit totalitar, me theks të veçantë tek pozita e gruas.

Ky aktivitet ishte një dëshmi tjetër e vlerës që gëzon letërsia shqipe në shoqërinë greke dhe e interesit të ndërsjellë kulturor mes dy popujve tanë.

✅📚 Në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë u organizua një mbrëmje letrare e veçantë, e dedikuar promovimit të…

Posted by Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi on Monday, September 29, 2025

Dhuka: Plan gradual për arritjen e standardeve evropiane të sigurisë ushqimore

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka deklaroi sot se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në fushën e…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Dhuka: Plan gradual për arritjen e standardeve evropiane të sigurisë ushqimore

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka deklaroi sot se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në fushën e…