Ballanca: Të dhënat e sakta, orientim mbi realitetin e të drejtave të njeriut në Shqipëri

Sot u zhvillua dita e parë e tryezës “Për Mbledhjen Sistematike dhe të Qëndrueshme të të Dhënave të Detajuara dhe Statistikave mbi Barazinë dhe Krimet e Urrejtjes”, një aktivitet i organizuar dhe drejtuar nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Agjencinë e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) dhe OSBE/ODIHR.


Sot u zhvillua dita e parë e tryezës “Për Mbledhjen Sistematike dhe të Qëndrueshme të të Dhënave të Detajuara dhe Statistikave mbi Barazinë dhe Krimet e Urrejtjes”, një aktivitet i organizuar dhe drejtuar nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Agjencinë e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) dhe OSBE/ODIHR.

Në fokus të diskutimeve të sotme, ishte mbledhja dhe përdorimi i të dhënave për barazinë, me pjesëmarrjen e institucioneve kyçe kombëtare dhe ndërkombëtare, për të ndarë praktikat dhe për të përforcuar bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

E pranishme në këtë tryezë, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se “të dhënat e sakta na orientojnë drejt për të kuptuar hendekun mes perceptimit dhe realitetit të gjendjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri”.

Avokatja e Popullit nënvizoi se vetëm përmes mbledhjes së rregullt dhe transparente të të dhënave mund të ndërtohen politika të besueshme dhe të matet realisht progresi i vendit në fushën e të drejtave të njeriut.

Ajo e cilësoi bashkëpunimin me FRA si një partneritet strategjik për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

Kjo tryezë është dëshmi e angazhimit të strukturave dhe institucioneve në vend për forcimin e sistemit të të dhënave mbi barazinë dhe për përmbushjen e standardeve evropiane në mbrojtje të të drejtave themelore.

Burimi ATSH

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.