Tetë mijë vizitorë në tetë muaj, rritet me 20% numri i turistëve në Bylis

Vizitorët më të shumtë, veç vendasve, janë ata polakë, çekë, gjermanë, francezë e spanjollë, të cilët vizitojnë kryesisht teatrin antik, pesë bazilikat, mozaikët e rrallë dhe elementë të tjerë të parkut.


Numri i vizitorëve në Parkun Arkeologjik të Bylisit këtë vit shënoi një rritje prej 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

“Në tetë mujorin e parë të këtij viti kemi rreth 8000 vizitorë. Po ta krahasojmë me vitin e kaluar kemi rritje me 20%”, tha Ardit Shehu, përgjegjës i parkut.

Vizitorët më të shumtë, veç vendasve, janë ata polakë, çekë, gjermanë, francezë e spanjollë, të cilët vizitojnë kryesisht teatrin antik, pesë bazilikat, mozaikët e rrallë dhe elementë të tjerë të parkut.

Turistët të cilët vizitojnë këtë destinacion të rëndësishëm arkeologjik dhe historik shprehen të mahnitur nga ajo me çfarë kanë mundur të shohin brenda parkut, por dhe me natyrën përreth.

“Po bëjmë një tur prej 6 ditësh dhe jemi të interesuar për arkeologjinë dhe ushqimin duke qenë se kuzhina shqiptare është e mirë. Kjo është arsyeja që jemi këtu, për murin e madh rreth kodrës”, tha një prej tyre.

“Erdhëm nga Belgjika me makinë në Shqipëri, të vizitojmë vendin tuaj. Ka shumë asete të bukura arkeologjike, natyrore . Është një vend i panjohur për ne dhe na ka impresionuar sepse mund të vizitosh shumë vende, nuk është i mbipopulluar. Pjesa e detit është shumë e këndshme, ndërsa përshtypja e parë këtu është për një vend të bukur, nga fillimi i kodrës, deri te muret e mëdha, dhe ne do të vazhdojmë të vizitojmë akoma më shumë”, u shpreh një tjetër.

“Ne jemi nga Republika Çeke, nga Praga. Është hera e parë në Shqipëri, dhe mendojmë se është një vend i bukur, natyrë shumë e këndshme dhe site turistike. Ne e kemi njohur Shqipërinë nëpërmjet Domap sepse ne kemi hyrë në site arkeologjike për t’u informuar, do të jetë një eksperiencë e bukur për ne”, tha një tjetër për Report Tv.

Parku Arkeologjik i Bylisit pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje me fondet e Bashkimit Europian, ku veç konservimit do të ketë dhe përmirësime infrastrukturore që i shërben ruajtjes së vlerave të këtij potenciali turistik e historik të vendit tonë.

Burimi ATSH

Rama: Gati ligji i ri për prefektët, do të jenë 12 zëvendësministra të Brendshëm në territor

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati ligji i ri për prefektët, do të jenë 12 zëvendësministra të Brendshëm në territor

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste paralajmëroi sot përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të…