Programi i Ministrisë së Brendshme- Projekti Smart City vihet në funksion, regjistër i unifikuar adresash

Në programin qeverisës 2025-2029 për Punët e Brendshme qeveria thotë se do të shfrytëzojë inovacionin teknologjik për mbrojtjen e qytetarëve, rritjen e kontrollit të territorit dhe kufijve, si dhe garantimin e reagimin e shpejtë e në kohë ndaj emergjencave.


Në më shumë se një dekadë, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë kaluar një proces të thellë transformimi, duke vendosur në qendër të politikave sigurinë publike, modernizimin institucional e bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në programin qeverisës 2025-2029 për Punët e Brendshme qeveria thotë se do të shfrytëzojë inovacionin teknologjik për mbrojtjen e qytetarëve, rritjen e kontrollit të territorit dhe kufijve, si dhe garantimin e reagimin e shpejtë e në kohë ndaj emergjencave.

Në qendër të reformave është mbështetja e luftës kundër kriminalitetit, menaxhimi i integruar i kufijve dhe migracionit, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërkombëtar përmes aplikimit të teknologjisë inteligjente.

Parimi “Kufij të hapur, por të sigurt” dhe akreditimi sipas standardeve ISO udhëheqin modernizimin e shërbimeve policore. Përmes qasjes “Smart City” puna orientohet drejt parandalimit të paligjshmërisë dhe reagimit të shpejtë.

Programi parashikon rezultate të pritshme, si përafrimin e legjislacionit me të gjithë kuadrin e BE-së kundër krimit të organizuar, trafikimit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe krimeve ndaj të miturve.

Po ashtu, është parashikuar funksionalizimi i projektit “Smart City” si Qendër Operacionale Unike, me një rrjet të integruar kamerash, sensorësh, dronë dhe aplikacionesh ndërvepruese. Objektivi është ulja e kohës mesatare të reagimit policor në ≤7 minuta në 20 qytete deri në 2030.

Për më tepër, në program parashikohet që të rritet siguria rrugore me 30% më pak fatalitete deri në 2030, duke përdorur monitorim inteligjent, edukim dhe ndërhyrje infrastrukturore. Përdorimi i Hartës Digjitale të Kriminalitetit dhe dronëve/satelitëve do të kontribuojë në kontrollin e territorit, si dhe në parandalimin e informalitetit dhe ndërtimeve pa leje.

Një tjetër hap i rëndësishëm është operacionializimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve dhe kthimi i pasurive kriminale në investime komunitare, si shkolla, qendra rinore dhe hapësira publike.

Gjithashtu do të modernizohet edhe identiteti digjital dhe dokumentet biometrike, duke përfshirë pasaportat me elementë sigurie të avancuar dhe digjitalizimin e Arkivës së Gjendjes Civile si dhe do të krijohet regjistër i unifikuar adresash (përfshirë diasporën).

Për menaxhimin e kufijve dhe migracionit, Shqipëria do të implementojë standardet e Schengen-it dhe do të ndërtojë një model “Një ndalesë” në Pikat Kufitare. Programi gjithashtu përfshin ngritjen e një Qendre të dedikuar për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar.

Gjithashtu do të përforcohet reagimi ndaj zjarreve duke ngritur Qendrën e Përbashkët të Koordinimit për stacionet zjarrfikëse dhe Qendrën Kombëtare të Trajnimit, për veprime ndërinstitucionale në kohë reale, stërvitje sezonale dhe zbulim të hershëm të zjarreve me teknologji inteligjente.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…