Spiropali me Metsolën e Tajanin: Miqtë evropianë, mbështetje për anëtarësimin në BE brenda dekadës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali iu bashkua një mëngjesi pune të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani në Nju-Jork.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali iu bashkua një mëngjesi pune të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani në Nju-Jork.

Spiropali u takua me Presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, e cila përgëzoi Shqipërinë për rrugëtimin e saj mbresëlënës drejt integrimit evropian.

Në takim morën pjesë edhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit dhe vendeve evropiane që mbështesin zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Ministres, në këtë takim, miqtë evropianë rikonfirmuan mbështetjen ndaj ambicies tonë për anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade.

“Shqipëria ka mbetur e përkushtuar fuqimisht ndaj agjendës së saj të reformave – forcimin e institucioneve demokratike, konsolidimin e sundimit të ligjit, ndërtimin e një ekonomie elastike dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

“Këto përpjekje gëzojnë konsensus të gjerë shoqëror, gjë që reflektohet në faktin se Shqipëria vazhdon të ketë nivelin më të lartë të mbështetjes publike për anëtarësimin në BE në rajonin tonë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me vlerat e përbashkëta, por edhe me një bindje të thellë se e ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian”, tha Spiropali në mëngjesin e punës.

Burimi ATSH

Berisha uron besimtarët bektashinj: Ditë besimi dhe e shpresës së pashuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi sot besimtarët bektashinj në Ditën e Sulltan Nevruzit, duke theksuar rëndësinë e kësaj…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Berisha uron besimtarët bektashinj: Ditë besimi dhe e shpresës së pashuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi sot besimtarët bektashinj në Ditën e Sulltan Nevruzit, duke theksuar rëndësinë e kësaj…