Nënkryetarja e Kuvendit, vizitë në Qendrën Burimore për nxënësit që nuk dëgjojnë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në Qendrën Burimore për nxënësit që nuk dëgjojnë.


Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në Qendrën Burimore për nxënësit që nuk dëgjojnë.

Gjatë vizitës së saj, Spahiu u njoh nga afër me kushtet dhe shërbimet që ofron institucioni, si dhe zhvilloi një bashkëbisedim me stafin pedagogjik dhe drejtuesit e qendrës. Ajo vlerësoi përkushtimin e mësuesve dhe mbështetësve të nxënësve me nevoja të veçanta, duke theksuar rëndësinë që ka ky institucion në përfshirjen dhe zhvillimin e fëmijëve që nuk dëgjojnë.

Spahiu theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe mbrojtjes së identitetit gjuhësor dhe diversitetit kulturor të personave që nuk dëgjojnë.

“Gjuha e shenjave nuk është thjesht një mjet komunikimi, por është çelësi i barazisë, përfshirjes dhe ushtrimit të plotë të të drejtave njerëzore, siç parashikohen edhe nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut,” u shpreh Spahiu gjatë bashkëbisedimit.

Nënkryetarja e Kuvendit shtoi se kjo ditë duhet të shërbejë si një moment reflektimi për të gjithë shoqërinë, për të njohur dhe respektuar identitetin gjuhësor dhe kulturor të komunitetit të personave që nuk dëgjojnë.

“Sot, më shumë se kurrë, duhet të nxisim ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për këtë komunitet. Duhet të ndërtojmë një shoqëri ku askush të mos mbetet i padëgjuar, ku çdo zë të ketë hapësirën dhe dinjitetin që meriton,” theksoi Spahiu.

Qendra Burimore për nxënësit që nuk dëgjojnë, e hapur fillimisht në vitin 1963, u transformua në një qendër burimore moderne në gusht të vitit 2024. Aktualisht, në të janë të regjistruar 68 nxënës, përkatësisht 47 në arsimin fillor dhe 21 në arsimin e mesëm. Kujdesin dhe arsimin e tyre e sigurojnë 18 mësues, 12 mësues ndihmës dhe 12 kujdestarë.

Burimi ATSH

Rama viziton Nova Site në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka nisur vizitën zyrtare në Izrael

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama viziton Nova Site në Izrael: Një vend që kumbon pa fjalë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama ka nisur vizitën zyrtare në Izrael