Programi i qeverisë, pensioni mesatar 400 euro deri në 2030-ën

Qeveria ka si objektiv arritjen e një pensioni mesatar prej 400 eurosh për individët që kanë kontribuar plotësisht në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe një pension minimal prej 200 eurosh deri në vitin 2030.


Qeveria ka si objektiv arritjen e një pensioni mesatar prej 400 eurosh për individët që kanë kontribuar plotësisht në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe një pension minimal prej 200 eurosh deri në vitin 2030.

Ky hap është një pjesë e një plani të gjerë që synon të forcojë mbrojtjen sociale dhe të rrisë standardin e jetesës për pensionistët.

Në kuadër të këtij plani, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë ngushtë me ekspertët e Bankës Botërore për të hartuar një reformë të re të sistemit të pensioneve, e cila do të përmirësojë mbështetje për mbi 721,000 pensionistë në vend.

Po ashtu, qeveria është angazhuar për një proces të plotë digjitalizimi të sistemit të sigurimeve shoqërore, që do të mundësojë shërbime më të shpejta dhe më të aksesueshme për qytetarët. Ky proces do të rrisë transparencën dhe gjurmueshmërinë e kontributeve, duke ulur informalitetin në tregun e punës dhe duke inkurajuar deklarimin e pagave reale.

Një pjesë e rëndësishme e këtij plani është angazhimi për uljen e informalitetit në tregun e punës, si dhe ofrimi i këshillimit sistematik për punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e bazës së kontributeve dhe do të sigurojë mbështetje për përmirësimin e nivelit të pensioneve.

Sipas parashikimeve, deri në vitin 2030, pensionet do të mbulojnë rreth 40% të të ardhurave që individët kanë fituar gjatë periudhës së punës, një hap i rëndësishëm për sigurimin e një të ardhmeje dinjitoze dhe të sigurt për qytetarët.

Gjithashtu, një tjetër nismë që ka nisur është edhe portabiliteti ndërkufitar i përfitimeve të pensioneve.

Qeveria ka nënshkruar deri tani marrëveshje me 16 shtete për njohjen e ndërsjellë të kontributeve dhe përfitimeve për pension. Kjo do të mundësojë që qytetarët shqiptarë që kanë punuar jashtë vendit t’u njihen kontributet.

Numri i kontribuesve që kanë kontribuar direkt në skemën e sigurimeve shoqërore, në vitin 2024, arriti në 805,416 persona, 22,164 persona me shumë krahasuar me vitin 2023, ose 3% më shumë. Aktualisht, pensioni mesatar në Shqipëri llogaritet rreth 300 euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me 111 euro që ishte në vitin 2013.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pret Ivanka Trump në Kryeministri

Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Ivanka Trump pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë mbërriti…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama pret Ivanka Trump në Kryeministri

Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Ivanka Trump pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë mbërriti…