Prezantohet projekti EU4Law 2, Koçiu: Politikat tona do të vendosin në qendër territorin dhe qytetarin

Në daljen e parë si ministre e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në prezantimin e fazës së dytë të projektit, EU4Law, projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, Gjermania, Italia dhe Franca.


Në daljen e parë si ministre e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në prezantimin e fazës së dytë të projektit, EU4Law, projekt i mbështetur nga Bashkimi Europian, Gjermania, Italia dhe Franca.

Ministrja e konsideroi projektin shenjë të qartë të vendosmërisë së përbashkët për të forcuar sundimin e ligjit, për të modernizuar institucionet dhe për ta afruar Shqipërinë gjithnjë e më shumë me standardet e familjes europiane.

Në eventin ku morën pjesë ambasadorët e vendeve që mbështesin programin, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese, ministrja Koçiu tha se EU4Law 2, vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po harton kuadrin strategjik kombëtar kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda deri në vitin 2030.

“Mbështetja juaj e palëkundur ka qenë vendimtare dhe mbetet kyçe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. EU4Law është një shtyllë e rëndësishme e bashkëpunimit tonë me BE, e konceptuar për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë piketat e ndërmjetme, veçanërisht në Kapitujt 23 dhe 24, si dhe për të konsoliduar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, nënvizoi Koçiu.

Në fazën e parë, projekti kontribuoi në rritjen e qëndrueshmërisë institucionale dhe efektivitetin e luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, duke kombinuar harmonizimin ligjor, zhvillimin e kapaciteteve, inovacionin teknologjik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Në fazën e dytë, objektivat konsiderohen ambicioze, por thelbësore për të ardhmen e vendit.

“Projekti do të rrisë kapacitetin tonë për të hetuar krime komplekse, me fokus të veçantë në hetimet financiare, rikuperimin e aseteve, krimin kibernetik, pajisjen me sisteme të teknologjisë së informacionit dhe krimin mjedisor; do të mbështesë trajnimin dhe zhvillimin profesional për gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e zbatimit të ligjit; do të pajisë agjencitë tona të zbatimit të ligjit me sisteme moderne dhe mjete të specializuara”, theksoi Ministrja e Punëve të Brendshme.

Ky angazhim është pjesë e një vizioni më të gjerë për mandatin aktual.

“Një mandat ku teknologjia dhe inovacioni do të transformojnë cilësisht shërbimet dhe standardet për qytetarët dhe ku përdorimi masiv i sistemeve dhe pajisjeve inteligjente do të rrisë sigurinë në rrugë dhe në hapësirën dixhitale. Politikat tona do të vendosin në qendër territorin dhe qytetarin, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt nevojave të tij. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është vetëm një detyrim europian – është mbi të gjitha një detyrim ndaj qytetarëve tanë, të cilët meritojnë siguri, drejtësi dhe transparencë nga shteti i tyre”, theksoi ministrja Koçiu.

Burimi ATSH

Sala në takimin e OKB për barazinë gjinore: Përfaqësimi i balancuar, kërkesë ligjore në institucionet publike

Në kuadër të sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave (CSW70) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ministrja…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sala në takimin e OKB për barazinë gjinore: Përfaqësimi i balancuar, kërkesë ligjore në institucionet publike

Në kuadër të sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave (CSW70) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ministrja…