Regjistrimet në universitete, Xhelaj: 16 mijë kuota të plotësuara në të gjithë vendin

Raundi i dytë i regjistrimeve në universitete nis më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, në 5 faza 48 orëshe.


Në të gjitha universitet e vendit janë plotësuar rreth 16 mijë kuota nga studentët, që do të nisin për herë të parë arsimin e lartë.

Drejtori i Përgjithshëm i RASH – Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha sot për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “në raundin e parë janë plotësuar rreth 16 mijë kuota në universitet në të gjithë vendin. Degët që lidhen me shkencat mjekësore, IT dhe inxhinieritë janë plotësuar plotësisht dhe arrijnë së bashku mbi 50% të totalit të regjistrimeve të deritanishme ”.

Sipas tij, raundi i parë i parë i regjistrimeve kishte një ecuri të mirë.

“Nga mbi 20 mijë maturantë që aplikuan, u regjistruan afërsisht 80% e tyre. Kishte programe që u plotësuan menjëherë, sidomos ato me konkurs, si Mjekesia e Përgjithshme, Arkitektura dhe Urbanistika, por edhe degët e Akademisë së Sigurisë dhe asaj të Forcave të Armatosura”, nënvizoi Xhelaj.

Për këtë vit akademik edhe degët e mësuesisë kanë një ecuri të mirë.

“Në degët që lidhen me mësuesinë ka një vazhdimësi si vitin e kaluar me rreth 7,5% të totalit të studentëve të regjistruar”, tha Xhelaj.

Kreu i RASH u shpreh se raundi i dytë është një fazë ku maturantët duhet të jenë më realistë dhe të zgjedhin degë në përputhje me rezultatet që kanë.

Mundësinë për të aplikuar nga data 20-22 shtator në portalin UAlbania do ta kenë rreth 7 mijë maturantë duke përfshirë këtu edhe të ardhurit nga sezoni i vjeshtës.

Raundi i dytë i regjistrimeve në universitete nis më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, në 5 faza 48 orëshe.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do…