Gonxhja: Shqipëria 2030 do të jetë qendër evropiane e kulturës, sportit dhe mikpritjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u betua sot në Presidencë në këtë detyrë si pjesë e kabinetit qeverisës të Kryeministrit Edi Rama.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u betua sot në Presidencë në këtë detyrë si pjesë e kabinetit qeverisës të Kryeministrit Edi Rama.

Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh i nderuar nga besimi i Kryeministrit Edi Rama, për këtë sfidë, të cilën ai e cilësoi të re dhe në shërbim të programit qeverisës të Partisë Socialiste pas votëbesimit historik të 11 majit.

Gjithashtu, Gonxhja falënderoi edhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për dekretimin dhe mbështetjen.

“Së bashku, me punë dhe përkushtim, Shqipëria 2030 do të jetë më shumë se një destinacion turistik: një qendër evropiane e kulturës, sportit dhe mikpritjes, një vend ku historia bashkëjeton me të renë, ku identiteti kombëtar na bashkon dhe ku talenti e dija shkëlqejnë”, tha Gonxhja.

Ndërkohë, Gonxhja falënderoi edhe kolegët e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për bashkëpunimin gjatë 19 muajve gjatë të cilëve ai drejtoi këtë ministri.

“Së bashku ngritëm struktura, ndërmorëm nisma dhe realizuam projekte të rëndësishme, me bindjen se të gjitha punët e nisura do të ecin përpara me energji e sukses”, vuri në dukje Gonxhja.

Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj u betuan sot në Presidencë.

Blendi Gonxhja mbajti detyrën e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prej muajit janar të vitit 2024.

Përpara kësaj detyre, prej nëntorit të vitit 2018, Blendi Gonxhja ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Blendi Gonxhja ka përfunduar Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe në vitin 1993 u diplomua në Universitetin e Arteve. Tri vite më pas, në vitin 1996, Gonxhes iu akordua bursa “Fullbright” në Fakultetin e Studimeve Europiano-Lindore, Universiteti i Miçiganit (SHBA).

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…