Malaj: Administrata shqiptare, ndër më të avancuarat në rajon për menaxhimin e financave publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi sot takim me një delegacion të Komitetit të Kontrollit Buxhetor të Parlamentit Europian, të kryesuar nga eurodeputeti Niclas Herbst.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi sot takim me një delegacion të Komitetit të Kontrollit Buxhetor të Parlamentit Europian, të kryesuar nga eurodeputeti Niclas Herbst.

Malaj tha se qëllimi i këtij takimi është vlerësimi i krjimit të mekanizmave të kontrollit dhe auditimit për Facilitetin për Reforma dhe Rritje, si një instrument i ri i bazuar në performancë dhe i projektuar për të nxitur dhe përmirësuar reformat.

Gjatë takimit, ministri prezantoi ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke vënë në dukje rritjen e qëndrueshme, stabilitetin makroekonomik dhe përpjekjet e qeverisë për uljen e borxhit publik përmes reformave strukturore.

Në qendër të diskutimeve ishte edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe mënyrat për të forcuar asistencën financiare të BE-së për vendet që avancojnë me reformat.

Ministri Malaj theksoi se vlerësimet ndërkombëtare SIGMA dhe PEFA për vitin 2024 e rendisin Shqipërinë ndër administratat më të avancuara në rajon sa i përket menaxhimit të financave publike dhe funksionimit të sistemeve të auditimit dhe kontrollit të brendshëm.

“Transparenca dhe integriteti janë thelbësore në përdorimin e fondeve të BE-së. Ne kemi mekanizma të fortë që parandalojnë dhe korrigjojnë çdo parregullsi,” deklaroi Malaj, duke nënvizuar se angazhimi për reformat mbetet prioritet.

Në përfundim, Ministri i Financave konfirmoi përkushtimin e institucionit që drejton për të garantuar përdorim efikas dhe të ndershëm të fondeve publike, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, si pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.