Kumbaro: 4 milionë vizitorë frekuentuan zonat e mbrojtura deri në gusht

Zonat e mbrojtura në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës.


Zonat e mbrojtura në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës.

Ministrja në detyrë e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot në rrjetet sociale shifrat e vizitorëve në zonat e mbrojtura gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti.

“4 milionë vizitorë shijuan dhe përjetuan magjinë e ofruar nga Zonat e Mbrojtura deri në muajin gusht, ose 200 mijë më shumë se një vit më parë”, theksoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “kjo nuk është thjesht një shifër, por një tregues kuptimplotë i rritjes së turizmit të përgjegjshëm dhe të natyrës, ndërsa Shqipëria po punon për përfshirjen në Listën e Gjelbër të IUCN me 5 Parqe Kombëtare, duke afirmuar angazhimin tonë në rrjetin ndërkombëtar të zonave të mbrojtura”.

Sipas shifrave të publikuara nga Kumbaro, zonat e mbrojtura në periudhën janar-gusht 2024 u vizituan nga 3,8 milionë vizitorë.

Zonat e mbrojtura janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm, i cili është i përshtatshëm për turistët, që nga ata që duan të shijojnë natyrën, deri tek turistët aventurierë të cilët mund ta eksplorojnë zonën duke bërë hiking nëpër shtigje të ndryshme.

Përveç ecjeve në shtigjet e zonave të mbrojtura vitet e fundit vizitorët po tregojnë interes edhe për turizmin e vëzhgimit të shpendëve, sidomos të atyre ujorë, si në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, lagunën e Nartës, lagunën e Kune-Vainit, liqenin e Shkodrës, liqenin e Pogradecit, etj.

Zgjerimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë dhe për habitatet e rralla që bartin.

Burimi ATSH

Rama vlerëson Röpke-n: Superhero i heshtur europian, rojtar i dialogut social

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalë në Parlamenti Europian, në seancën plenare të përfundimit të mandatit të presidentit të…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama vlerëson Röpke-n: Superhero i heshtur europian, rojtar i dialogut social

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalë në Parlamenti Europian, në seancën plenare të përfundimit të mandatit të presidentit të…