Rastësi e bukur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami në pritje të ëmbël

Dhjetë mami të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” janë në pritje të ëmbël për t’u bërë nëna në të njëjtën kohë.


Dhjetë mami të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” janë në pritje të ëmbël për t’u bërë nëna në të njëjtën kohë.

Rastësia e bukur është fiksuar në një foto që u nda sot në rrjetet sociale nga Kryeministri Edi Rama.

10 mami shtatëzëna të veshura me uniformën blu, para hyrjes së maternitetit “Mbretëresha Gerladinë” është pamje që nuk e ndesh shpesh.

Në punën e tyre të përditshme mamitë kujdesen për nënat që sjellin në jetë të vegjlit e tyre. Disa prej tyre do ta provojnë për herë të parë ndjesinë më të bukur në jetë për një grua, ardhjen në jetë të një fëmije dhe të tjera presin fëmijën e dytë.

“Një rastësi e bukur, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në të njëjtin udhëtim mëmësor”, shkruan Rama.

10 mamitë po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë. Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjën, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh, jetën brenda tyre.

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ofron kushte me standardet më mira për mjekët, infermieret dhe mamitë. Gjithashtu aty ofrohen shërbimet më të mira si për nënat dhe bebet që vijnë në jetë.

Me përfundimin së shpejti të rikonstruksionit, materniteti do të jetë i pajisur me 360 shtretër, do të ketë 7 salla operacioni dhe 6 lindjeje, terapi intensive të dyfishuar, urgjencë dhe triazh modern, shërbim i ri për prematurët dhe shtatzënitë e rrezikuara.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…