85-vjetori i lindjes së Reshat Arbanës, shfaqet dokumentar në nder të aktorit

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit uroi sot aktorin Reshat Arbana, Nderi i Kombit, për 85-vjetorin e lindjes.


Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit uroi sot aktorin Reshat Arbana, Nderi i Kombit, për 85-vjetorin e lindjes.

“Në këtë përvjetor, e urojmë me dashuri e mirënjohje, si një aktor që nuk luajti vetëm role, por preku jetët tona me artin e tij të sinqertë”, u shpreh në një postim në rrjetet sociale, drejtori i AQSHF, Eljan Tanini. Ai kujtoi se, me këtë rast, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të shfaqë sot në kinemanë e institucionit, dokumentarin “Përballë, me Reshat Arbanën”.

Reshat Arbana është një prej figurave më të dashura nga publiku, për kontributin e tij të dhënë në kinematografi dhe teatrin shqiptar. Ai solli në jetë mbi 40 personazhe në kinematografi dhe qindra role në teatër, duke u bërë një simbol i gjallë i shpirtit popullor, burrërisë, dhimbjes, revoltës dhe dashurisë për vendin.

Disa nga rolet e tij më të spikatura janë Islami tek “Duel i heshtur” (Anagnosti, 1967), Samiu tek “Fije që priten” (1976), Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” (Gjika, 1978), Bimbashi tek “Liri a vdekje” (Muçaj, Mitro, 1979), Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” (Gjika, 1982), Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” (Çashku, 1983), Adnani tek “Hije që mbeten pas” (Musliu, 1985), Aliu tek “Binarët” (Fejzo, 1987), Emili tek “Rikonstruksioni” (Kasaj, 1988), Kukë Memini tek “Balada e Kurbinit” (Çashku, 1990).

Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë” (Prifti, 1984) dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” (Ljarja, 1986), ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit në vitet 1985 dhe 1987.

Lexo më shumë nga

Dy vajza, foshnjat e para të lindura në vitin 2026 në Tiranë

Kryeministri Edi Rama i uroi mirëseardhjen foshnjave të para të vitit 2026, duke shprehur urimet më të mira

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Dy vajza, foshnjat e para të lindura në vitin 2026 në Tiranë

Kryeministri Edi Rama i uroi mirëseardhjen foshnjave të para të vitit 2026, duke shprehur urimet më të mira