“FUN FAIR ’25” – Gonxhja: Festa më e madhe e fëmijëve

Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e argëtimit për fëmijët nga data 19 deri më 21 shtator, me organizimin e panairit “FUN FAIR ’25” një event, që vjen për herë të parë në formatin e një panairi 3-ditor në Shqipëri.


Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e argëtimit për fëmijët nga data 19 deri më 21 shtator, me organizimin e panairit “FUN FAIR ’25” një event, që vjen për herë të parë në formatin e një panairi 3-ditor në Shqipëri.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet, që po bëhen pranë sheshit “Italia”, në Tiranë, ku do të zhvillohet ky panair, duke e cilësuar si “festën më të madhe të fëmijëve”.

“‘FUN FAIR’ është festa më e madhe e fëmijëve, që për herë të parë vjen në formatin e një panairi 3-ditor plot surpriza dhe argëtim”, shkroi Gonxhja.

Panairi do të zgjasë 3 ditë, nga ora 17:00-22:00 dhe premton një eksperiencë të paharrueshme për më të vegjlit, me surpriza, lojëra, aktivitete kreative, argëtim dhe inovacion.

Fmijët, gjatë ditëve të panairit do të njihen me ekspozita me piktura dhe instalacione, lojëra kreative e argëtuese, aktivitete artistike të ndryshme. Në skenën magjike të Fun Fair, gjatë të tre ditëve, do të shfaqet një program i veçantë me numra artistikë që janë përgatitur posaçërisht për fëmijët.

Kjo iniciativë është pjesë e vizionit të ri për zhvillimin e kulturës dhe inovacionit tek fëmijët, duke i përfshirë ata në aktivitete sociale dhe zbavitëse. FUN FAIR synon të sjellë jo vetëm argëtim, por edhe edukim përmes lojës dhe inovacionit.

Aktiviteti vjen në bashkëpunim mes institucioneve të linjës dhe mbështetet nga MEKI dhe Bashkia e Tiranës.

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Tekste falas dhe të reja çdo vit për gjithë arsimin fillor

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi miratimin e propozimit të Ministrisë së Arsimit për…