Seanca e parë e Legjislaturës XI të Kuvendit, 72 deputetë të rinj

Rezultatet e 11 majit prodhuan 83 mandate për Partinë Socialiste, 50 mandate për Partinë Demokratike, 3 mandate për Partinë Socialdemokrate, 2 mandate për Partinë Mundësia, 1 mandat për “Shqipëria Bëhet” dhe 1 mandat për Lëvizjen Bashkë.


Kuvendi nisi sot seancën e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Seanca drejtohet nga deputeti i qarkut të Vlorës i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, si deputeti më i vjetër në moshë.

Në seancë marrin pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, të institucioneve kushtetuese, të komuniteteve fetare etj.

Deputeti Llajo në fjalën hapëse e cilësoi seancën moment solemn pasi siç u shpreh ai, “këtu fillon kapitulli i 4 viteve të ardhshme ku do të shkruhet historia e vendit tonë”.

Llajo u shpreh se, “çdo ligj, çdo reformë, çdo vendim duhet të ketë në qendër qytetarin dhe dinjitetin e tij”.

“Në këtë sallë do të ketë gjithmonë ndasi sepse ky është roli i një parlamenti, mazhoranca qeveris, opozita kontrollon dhe kritikon, por mbi këtë ndarje që është e shëndetshme për demokracinë duhet të ndërtohet një kulturë e re, kultura e bashkëpunimit për çështje te mëdha kombëtare. Ne nuk duhet të kemi merak të bashkëpunojmë, kur është fjala për interesin e vendit, përkundrazi duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë. Të ndahemi në debate, por të bashkohemi në qëllime, ky është Kuvendi që meriton mbarë shoqëria shqiptare”, tha Llajo.

Më pas u ngrit sekretaria e përkohshme e Kuvendit me përbërje tre deputetet më të reja, Mariana Koçeku, Zegjine Çaushi, Klodiana Çapja. Por deputetja e PD-së, Klodiana Çapja nuk iu bashkua dy kolegeve nga kampi socialist duke mos marrë vendin e saj në ulësen e sekretarisë së përkohshme.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla propozoi emrat e komisionit të përkohshëm të verifikimit të mandateve, Milva Ekonomi, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi, Elton Koreshi dhe Arkend Balla.

Pas propozimit të anëtarëve, Kuvendi miratoi përbërjen e komisionit.

Llajo theksoi se, “Komisioni i përkohshëm për verifikimin e manadateve do të bëjë mbledhjen e tij të parë, do të zgjedhë kryetarin dhe do të marrë dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, do të verifikojë mandatet dhe do t’i paraqesë Kuvendit në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve”.

Ndërsa deputetët demokratë bllokuan foltoren, Llajo mbylli seancën dhe njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet pasditen e sotme në orën 17:00.

Gjatë kësaj seance 140 deputetë të zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutën e Shqipërisë për përgjegjësitë përfaqësuese dhe ligjvënëse.

Rezultatet e 11 majit prodhuan 83 mandate për Partinë Socialiste, 50 mandate për Partinë Demokratike, 3 mandate për Partinë Socialdemokrate, 2 mandate për Partinë Mundësia, 1 mandat për “Shqipëria Bëhet” dhe 1 mandat për Lëvizjen Bashkë.

Nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, 72 ulen për herë të parë në karrigen e parlamentit.

Mosha mesatare e deputetëve është 47,5 vjeç, duke kombinuar përvojën me energjinë e re. 35% e deputetëve janë gra.

Të zgjedhurit vijnë nga profesione të ndryshme: 32 nga drejtësia, 31 nga ekonomia dhe të tjerë u përkasin fushave si mjekësia, shkencat natyrore, sociale, politike, po ashtu edhe nga inxhinieria, arti e sipërmarrja. 25 deputetë mbajnë gradën “Doktor i shkencave” dhe 5 deputetë mbajnë titullin “Profesor”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministri Hoxha, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Spanjë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministri Hoxha, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Spanjë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades…