Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për sipërmarrësit e diasporës.


Nga Artur Nura

Elisabeta Katiaj është një figurë e njohur në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare. Ajo përfaqëson modelin e gruas afariste që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme kombëtare e ndërkombëtare, duke kombinuar profesionalizmin me angazhimin shoqëror.

Me një formim akademik të fortë – doktoraturë në Statistikë dhe studime në Shqipëri, Gjermani e Itali – Katiaj ka ndërtuar një rrugëtim ku arsimi, kualifikimi i vazhdueshëm dhe ruajtja e identitetit kulturor janë kthyer në shtylla të suksesit të saj. Ajo ka zhvilluar projekte në fusha të ndryshme, nga teknologjia dhe marketingu te shërbimet financiare, duke i përdorur këto eksperienca për të promovuar nisma me ndikim si për diasporën, ashtu edhe për Shqipërinë.

Ndërmjetëse e ekonomisë dhe kulturës

Një pjesë e rëndësishme e punës së saj ka qenë ndërtimi i urave mes shqiptarëve të jashtëm dhe atyre në vend. Katiaj ka luajtur rol kyç në afrimin e investitorëve të huaj, duke negociuar mbi 30 fabrika që sot operojnë për eksport në Shqipëri, duke sjellë inovacion dhe punësim por edhe duke thyer barrierat e renkimit të Shqipërisë në vendet ku prodhohen markat më të njohura të luksit në nivel ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë, ajo është angazhuar fort në mbështetje të gruas dhe barazisë gjinore. Si bashkëthemeluese e Rrjetit të Gruas së Diasporës Shqiptare, ajo ka kontribuar në institucionalizimin e shoqatave dhe dhomave të biznesit, duke ndihmuar sipërmarrëset shqiptare të lidhin mundësitë që ofron diaspora me ato që zhvillohen brenda vendit. Në vitin 2023, ajo u vlerësua me titullin Mentore e Vitit nga Global Woman në Dubai, duke e përforcuar rolin e saj si figurë frymëzuese.

Roli në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për sipërmarrësit e diasporës. Dhoma ka shërbyer si hapësirë për partneritete strategjike, qasje në tregje të reja dhe mbështetje për ndërmarrjet prodhuese shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit. Nën udhëheqjen e saj është ngritur një rrjet ekspertësh që auditojnë kompanitë vendase për t’i përgatitur drejt eksportit dhe konkurrencës globale.

Kontributi i saj në marrëdhëniet italo-shqiptare është i matshëm dhe i vlerësuar, falë bashkëpunimit reciprok afatgjatë dhe atmosferës pozitive të të bërit biznes që ajo ka ndërtuar. Me qasjen e saj profesionale, Katiaj promovon një Shqipëri ku zbatimi i ligjit shihet si çelësi që hap çdo derë dhe ku besimi i ndërsjellë shndërrohet në bazë për partneritete të qëndrueshme. Ky vizion ka krijuar terren të favorshëm për investitorët italianë, belg, gjermanë dhe shqiptarë të diasporës së Italisë, Anglisë, Greqisë dhe Gjermanisë, duke nxitur projekte konkrete në prodhim, eksport dhe inovacion.

Projekti Porto Romano – një vizion për Shqipërinë europiane

Krahas angazhimit në diasporë, Elisabeta Katiaj është promotore e investimeve vendase përmes asistimit në themelimin e Porto Romano Consolidation HUB sh.p.k., një kompani e fokusuar në struktura asemblimi për industrinë e mjeteve lundruese dhe logjistikës portuale. Ky projekt ka nisur të sjellë inovacion dhe vlerë të shtuar në Shqipëri, duke afruar për herë të parë marka ndërkombëtare në këtë industri.

Qëllimi afatgjatë është integrimi i ekonomisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe krijimi i mundësive të reja për punësim e investim. Me patenta dhe marka prestigjioze nën etiketën Made in Albania, synohet zhvillimi i një zinxhiri të plotë prodhimi dhe eksporti. Çdo nismë sipërmarrëse, përtej përfitimit personal, shihet si një mundësi për zhvillimin e komunitetit dhe për sjelljen e prurjeve unike në tregun shqiptar.

Një vizion që bashkon

Si nënë e dy fëmijëve, auditore ligjore dhe eksperte në projekte zhvillimi, Elisabeta Katiaj është një shembull i gruas që arrin të kombinojë karrierën, familjen dhe përkushtimin ndaj shoqërisë. Ajo mbetet një nga figurat kyçe të biznesit shqiptar, duke treguar se përmes profesionalizmit, bashkëpunimit dhe respektit ndaj ligjit, Shqipëria mund të ofrojë të njëjtat standarde zhvillimi si vendet më të avancuara europiane.

Lexo më shumë nga

Drejt përfundimit rruga e re Shkodër-Mal i Zi, hov të ri zhvillimit të turizmit

Investimi në këtë aks rrugor pritet të sjellë rritje të fluksit të turistëve, nxitje të ekonomisë vendore dhe forcim të…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Drejt përfundimit rruga e re Shkodër-Mal i Zi, hov të ri zhvillimit të turizmit

Investimi në këtë aks rrugor pritet të sjellë rritje të fluksit të turistëve, nxitje të ekonomisë vendore dhe forcim të…