
Gonxhja: Zhvillim i qëndrueshëm i turizmit, mbështetje krijimtarisë artistike
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u propozua sot në postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit në mandatin e katërt të qeverisjes së Partisë Socialiste

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u propozua sot në postin e ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit në mandatin e katërt të qeverisjes së Partisë Socialiste, theksoi se prioritet do të jenë zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, forcimi i kapaciteteve profesionale, rritja e cilësisë së shërbimeve dhe integrimi i destinacioneve të reja që bashkojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit, turizmi i eksperiencës dhe fuqizimi edhe i eventeve sportive që gjenerojnë turizëm.
Prioritet vijoi Gonxhja, mbeten gjithashtu rritja e investimeve në jetën kulturore, zhvillimi i industrisë artistike dhe mbështetja e krijimtarisë së re, duke pasur kalendarin kulturor të gjatë gjithë vitit.
“Sporti, si kultura dhe fuqia për të bashkuar dhe frymëzuar, është pjesë e një vizioni, si përfitues të aktiviteteve sportive dhe rritjes së produkteve, ashtu si edhe nga Shqipëria e dinjitozit në ato janë”, shtoi ai, në një postim në rrjetet sociale.
Burimi ATSH