Tafa: Forcim i kapaciteteve për mbrojtje kibernetike të qëndrueshme

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, mori pjesë në panelin mbi “Sigurinë Kombëtare dhe Kërcënimet Hibride”, të zhvilluar në kuadër të konferencës së Ambasadorëve Diplo2025, me praninë e ambasadorëve shqiptarë nga mbarë bota.


Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, mori pjesë në panelin mbi “Sigurinë Kombëtare dhe Kërcënimet Hibride”, të zhvilluar në kuadër të konferencës së Ambasadorëve Diplo2025, me praninë e ambasadorëve shqiptarë nga mbarë bota.

Në fjalën e tij, Tafa theksoi rolin thelbësor të sigurisë kibernetike në arkitekturën e mbrojtjes kombëtare, veçanërisht në një mjedis ku sfidat hibride po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të ndërlidhura me dimensionet tradicionale të sigurisë.

Tafa nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të kapaciteteve institucionale, rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit si elementë kyç për ndërtimin e qëndrueshmërisë kibernetike.

Gjithashtu, Tafaj prezantoi prioritetet strategjike të vendit në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030.

Gjatë tri ditëve, 7-10 shtator ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë morën pjesë në Tiranë në konferencën vjetore Diplo2025.

Me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca u zhvillua në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Diskutimet u fokusuan në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilloi një takim me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Besmir…

Global 360

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën për president

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilloi një takim me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Besmir…