Pronat e konfiskuara nga krimi do të shndërrohen në hapësira arti dhe edukimi

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) nga muaji tetor do të zbatojë projektin “PUBLIK”, përmes së cilit bëhet shndërrimi i hapësirave të konfiskuara nga krimi i organizuar në galeri arti, qendra komunitare dhe hapësira edukimi artistik e teknologjik.


Pronat e marra nga krimi do të shndërrohen në hapësira arti, edukimi dhe përfshirjeje sociale për grupet më vulnerabël.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) nga muaji tetor do të zbatojë projektin “PUBLIK”, përmes së cilit bëhet shndërrimi i hapësirave të konfiskuara nga krimi i organizuar në galeri arti, qendra komunitare dhe hapësira edukimi artistik e teknologjik.

Ky projekt, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe ndër më të veçantët në rajon, është në linjë me filozofinë dhe objektivat e AAPSK për të rikthyer në dobi të publikut pasuritë e krimit.

Fokusi i projektit shkon përtej artdashësve. “PUBLIK” i kushtohet veçanërisht grupeve më vulnerabël të shoqërisë, fëmijëve të policëve të rënë në detyrë, grave, viktima të dhunës dhe trafikimit, personave me aftësi ndryshe dhe komuniteteve të margjinalizuara.

Çdo artist që ekspozon në “PUBLIK” angazhohet njëkohësisht në punë krijuese me një kategori vulnerabël, duke e kthyer artin në mjet fuqizues dhe shërues.

Në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, projekti do të ofrojë gjithashtu programe edukative për shkollat, duke integruar artin në përvojën e hershme të fëmijëve dhe duke ndërtuar ura të reja mes edukimit dhe kulturës.

Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me drejtuesit e projektit, theksoi rëndësinë e këtij transformimi.

“Ky projekt është një tjetër shembull domethënës i misionit tonë: të kthejmë pasuritë e konfiskuara nga krimi në shërbim të qytetarëve. Kjo është një nismë e veçantë, pasi bashkon artin me përfshirjen dhe integrimin e grupeve vulnerabël të shoqërisë dhe është projekti i parë i këtij lloji që implementohet në Shqipëri”, tha ajo.

Hapja e parë e “PUBLIK” do të zhvillohet në tetor 2025, nën drejtimin e artistes Blerta Kambo, me një ekspozitë dhe aktivitete të dedikuara për komunitetin.

Projekti është konceptuar si një nismë afatgjatë, që synon të zgjerohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duke e kthyer përdorimin social të pasurive të konfiskuara në një instrument të fuqishëm transformimi dhe emancipimi shoqëror.

Burimi ATSH

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Presidenca shqiptare e CEFTA-s do të orientohet në rritjen e sigurisë për biznesin

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, ku u…