Malaj: 28 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në gjithë vendin

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se investimet do të vazhdojnë për të garantuar shkolla më moderne, ambiente sportive të përshtatshme dhe laboratorë të rinj për nxënësit.


Arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë, e cila përmes mbështetjeve buxhetore po punon për përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës arsimore në të gjithë vendin.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se investimet do të vazhdojnë për të garantuar shkolla më moderne, ambiente sportive të përshtatshme dhe laboratorë të rinj për nxënësit.

Sipas tij, nga buxheti i vitit 2025 janë alokuar 28 milionë euro për investime në infrastrukturën arsimore në të gjitha bashkitë e vendit.

“Aktualisht, janë në zbatim 90 projekte që përfshijnë ndërtimin dhe rehabilitimin e terreneve sportive, si dhe riparimin dhe ndërtimin e objekteve shkollore në nivelet e arsimit bazë, të përgjithshëm dhe profesional”, tha Malaj.

Nga këto, 9 projekte janë për ndërtimin dhe rehabilitimin e terreneve sportive, 36 për arsimin bazë, 33 në arsimin e përgjithshëm dhe 12 projekte në arsimin profesional, duke synuar modernizimin dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në të gjitha shkollat e vendit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.