Manastirliu: Protokolle të reja për sigurinë në shkolla, më shumë oficerë dhe psikologë

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla.


Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla, të cilët këtë vit do të punojnë me një udhëzues të ri, të rishikuar sipas standardeve të përditësuara, për të garantuar një klimë të qetë dhe të sigurt në shkolla.

Përmirësimi i protokolleve të punës është pjesë e Planit të Sigurisë në Shkolla, të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Duke folur për rëndësinë e forcimit të strukturave që merren me sigurinë në shkolla, Manastirliu tha se “për ne është e rëndësishme që figura e oficerit të sigurisë në shkollë, e psikologut dhe e punonjësit social të fuqizohet edhe më shumë. Ne jemi duke punuar që, në kuadër të Planit të Veprimit për Sigurinë në shkolla dhe për përforcimin e mekanizmave parandalues ndaj çdo forme të dhunës dhe bullizmit në shkollë, të kemi mundësi të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë dhe të forcojmë mekanizmat ndihmës për këto njësi të rëndësishme që garantojnë mbrojtje dhe siguri për fëmijët tanë brenda dhe jashtë perimetrit të shkollës”.

Ministrja Manastiriu u ndal te përmirësimet e bëra në modulet dhe protokollet si dhe në mjetet digjitale të punës, duke theksuar rolin e SMIP në menaxhimin e rasteve dhe informacionit në kohë reale.

“Tashmë ne kemi disa dokumenta të përmirësuara e të përditësuara, të cilat garantojnë që oficeri i sigurisë në shkollë, punonjësi social dhe psikologu të kenë më shumë instrumenta ndihmës edhe për rastet që duhet t’i raportojnë në kohë reale. Kemi vënë në dispozicion edhe platformën elektronike SMIP për informacionin e shpejtë, për ta aksesuar në kohë reale, informacion i cili jo vetëm mbetet i gjurmueshëm në sistem, i aksesueshëm nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit kujdestar, por edhe në arkivën elektronike të shkollës. Plani individual i edukimit për nxënësit duhet të bazohet mbi eksperiencat dhe sjelljet e nxënësit brenda shkollës”, nënvizoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu vuri në dukje edhe përforcimin e pranishmërisë së oficerëve të sigurisë në institucionet arsimore dhe shtrirjen e shërbimit psiko-sociale në sistemin arsimor parauniversitar.

“Ju jeni kolonat që mbani sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë. Tashmë i kemi të gjitha instrumentat nga njësitë e mbrojtjes së fëmijëve, tek mekanizmat koordinues kundër dhunës e bullizmit, deri te sistemet e informacionit digjital që janë në funksion të punës suaj dhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Por ajo që është e rëndësishme, është që ne do të kemi më shumë oficerë sigurie në shkolla. Këtë vit të ri shkollor, do të kemi më shumë se 390 oficerë sigurie. Po punojmë fort, dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, së bashku me Akademinë e Sigurisë, po trajnojnë të gjithë ata që kanë shprehur vullnetin për t’u bërë pjesë e oficerëve të sigurisë në shkolla. Menjëherë është hapur rekrutimi për fazën e parë, ku më shumë se 60 oficerë sigurie do të jenë në shkolla në datën 8 shtator, dhe pjesa tjetër brenda javës së parë të tetorit. Pra do të kemi rreth 400 oficerë sigurie në shkolla dhe do të vijojmë të rrisim numrin e oficerë e të sigurisë duke vijuar nga viti i ardhshëm 2026. Kemi sot dhe një përmirësim të raportit të punonjësve socialë dhe psikologëve për nxënësit”, theksoi ministrja Manastirliu.

Duke folur për ndryshimet në modulet dhe protokollet e punës, Manastirliu nënvizoi nevojën për bashkëpunim të zgjeruar me komunitetin dhe institucionet mbështetëse:

“E dyta, që është e rëndësishme lidhet me detyrat dhe përgjegjësitë e reja të punonjësve socialë, oficerëve të sigurisë dhe psikologëve, të cilat janë të parashikuara në modulet dhe protokollet e punës që tashmë janë miratuar. Punonjësit socialë dhe psikologët do të zgjerojnë portofolin e ndërveprimit me komunitetin, me njësitë e shërbimit social në territor, me njësitë e emergjencës, duke fuqizuar lidhjet me mekanizmat koordinues, parandalues dhe njësitë e mbrojtjes së fëmijëve. Nëse zbatojmë të gjitha këto protokolle, standarde të përmirësuara dhe udhëzime të hartuara për t’ju ndihmuar në punën tuaj, jam e bindur që do të kemi një shkollë edhe më të sigurt dhe një arsim edhe më cilësor. Gjatë këtij viti do të zhvillojmë një seri trajnimesh, deri te trajnimet e targetuara për çështje të caktuara”, tha Manastirliu.

/Burimi ATSH

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: Shqipëria përmbushi standardet e ndërmjetme themelore

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos tha në një postim në X se gjatë kësaj periudhe Shqipëria arriti të…