Produktet autentike “Made in Albania” promovohen në tregun baltik

Produktet autentike “Made in Albania” po prezantohen në panairin ndërkombëtar RIGA FOOD 2025, ngjarja më e madhe e industrisë ushqimore në rajonin e Baltikut që po mbahet nga data 4- 6 shtator në Letoni.


Produktet autentike “Made in Albania” po prezantohen në panairin ndërkombëtar RIGA FOOD 2025, ngjarja më e madhe e industrisë ushqimore në rajonin e Baltikut që po mbahet nga data 4- 6 shtator në Letoni.

Panairi shërben si një platformë kyçe për të shfaqur risitë, trendet dhe zhvillimet më të fundit në fushën agroushqimore, duke mbledhur prodhues, shpërndarës, importues dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë Evropa.

Shqipëria është pjesë e këtij panairi prestigjioz me një pavion të dedikuar, ku ekspozohen produktet më përfaqësuese të traditës dhe cilësisë shqiptare, si vaj ulliri, mjaltë, çajra, fruta dhe bimë mjekësore.

Kjo pjesëmarrje synon të promovojë prodhimin vendas në tregjet ndërkombëtare dhe të nxisë bashkëpunime të reja në sektorin agroushqimor.

Agjencia për Zhvillimin e Investimeve në Shqipëri (AIDA) bëri të ditur se interesimi i tregut baltik për produktet shqiptare është i madh, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja dhe zgjerim në tregje të huaja.

Në pavionin shqiptar E19/D20, vizitorët kanë mundësinë të shijojnë dhe të njihen nga afër me disa nga produktet më cilësore që ofron Shqipëria.

Sipas AIDA-s, dita e parë e panairit u shënua nga takime të shumta ku kompanitë shqiptare patën mundësinë të ndërveprojnë me përfaqësues të tregjeve baltike, duke prezantuar potencialin që ofron Shqipëria si një vend me traditë, cilësi dhe shije të veçantë mesdhetare.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë ngjarje ndërkombëtare është një hap i rëndësishëm për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet e huaja, veçanërisht në vendet baltike, ku interesi për produktet bio dhe me origjinë të garantuar është në rritje.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar

Drejtues Madhor Skënder Hita, u shpreh sot pas marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, se…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar

Drejtues Madhor Skënder Hita, u shpreh sot pas marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, se…