“Film di Stato” i Roland Sejkos premierë në Festivalin e Filmit të Venecias

Dokumentari më i ri i regjisorit shqiptar Roland Sejko, “Film di Stato”, u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias, në seksionin Notti Veneziane, të kuruar nga Giornate degli Autori në bashkëpunim me Isola Edipo.


Dokumentari më i ri i regjisorit shqiptar Roland Sejko, “Film di Stato”, u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias, në seksionin Notti Veneziane, të kuruar nga Giornate degli Autori në bashkëpunim me Isola Edipo.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, së bashku me kryetarin e QKK-së, Jonid Jorgji, dhe drejtorin e AQSHF-së, Eljan Tanini, ndoqën premierën, duke vlerësuar rëndësinë e këtij projekti për promovimin e kinemasë dokumentare shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Prodhuar dhe shpërndarë nga Luce Cinecittà, dokumentari ofron një udhëtim vizual në periudhën e diktaturës shqiptare (1945–1990), duke përdorur materiale arkivore të papublikuara më parë, përfshirë arkiva nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, për të zbuluar ritmet, heshtjet dhe mekanizmat e propagandës së kohës.

Me këtë vepër, Sejko, i vlerësuar më parë me çmime prestigjioze si David di Donatello për “Anija – The Ship” dhe Nastro d’Argento për “The Image Machine of Alfredo C.”, demonstron fuqinë e artit dokumentar për të rikthyer historinë dhe për ta bërë atë objekt reflektimi të ri.

Premierë e këtij dokumentari shënon një moment të rëndësishëm për kinemanë shqiptare në një prej skenave më prestigjioze ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Do të ulet numri i deputetëve, ligji për referendumet gati brenda këtij sesioni

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Partia Socialiste, njoftoi planet për uljen…