Denaj: Financim deri në 15 milionë lekë për agroturizmin dhe energjinë diellore

Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 shtator 2025 në zyrat e AZHBR, në kuadër të 9 masave mbështetëse për sektorin bujqësor dhe agroturizmin.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se, Skema Kombëtare e Investimeve 2025, ofron mbështetje deri në 50% të vlerës së investimit, për projekte në fushën e agroturizmit dhe instalimin e pajisjeve fotovoltaike.

“Mbështetetja financiare për përfituesit përfshin, grant deri në 50% të vlerës së faturave tatimore, ose deri në 15 milionë lekë për çdo subjekt”, tha Denaj.

Sipas saj, subjektet përfituese mund të sigurojnë financim të plotë falë kombinimit të grantit me kredi të butë (me interes vetëm 2%) dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit.

Ministrja tha se, “ky financim synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm rural përmes agroturizmit dhe përdorimit të energjisë së rinovueshme, duke ndihmuar fermerët, sipërmarrësit ruralë dhe investitorët të modernizojnë aktivitetin e tyre.

Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 shtator 2025 në zyrat e AZHBR, në kuadër të 9 masave mbështetëse për sektorin bujqësor dhe agroturizmin.

Burimi ATSH

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.