Balluku: Nga 4 zona urbane në 2013, sot 56 zona furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se furnizimi me ujë të pijshëm ka njohur përmirësime të ndjeshme gjatë viteve të fundit.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se furnizimi me ujë të pijshëm ka njohur përmirësime të ndjeshme gjatë viteve të fundit.

Gjatë një takimi të mbajtur në Tiranë për prezantimin e fazës së dytë të reformës në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve, e nisur në vitin 2021 me agregimin e shoqërive, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Balluku tha se nëse në vitin 2013 ishin vetëm katër zona urbane: Korça, Pogradeci, Shkodra dhe Librazhdi, që furnizoheshin 24 orë me ujë. Sot numri i tyre ka arritur në 56, ndërsa janë 98 zona rurale që kanë furnizim të pandërprerë.

“Në vitin 2013 furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë ka qenë vetëm në 4 zona urbane. Sot kemi 43 zona urbane të furnizuara me ujë në 24 orë dhe kemi 13 kantiere, duke e çuar në 56 zona urbane me furnizim 24 orë”, deklaroi ajo.

Ajo theksoi se një nga problematikat kryesore ka qenë gjendja financiare e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve, të cilat përballeshin me borxhe dhe bilance negative.

“Në vitin 2020 niveli i shlyerjes së faturave të energjisë elektrike nga këto shoqëri ishte vetëm 51%, ndërsa detyrimet e prapambetura arrinin në 13,6 miliardë lekë. Në Kukës, për shembull, niveli i shlyerjes së faturave ishte vetëm 9%, ndërsa në Gjirokastër 37%”, u shpreh Balluku.

Sipas Ballukut, kjo situatë reflektohej në mungesën e furnizimit të qëndrueshëm.

“Në vitin 2013 uji pa të ardhura në rang vendi përbënte 65,4% të sasisë së prodhuar, ndërsa në disa zona kjo shifër arrinte deri në 90%. Edhe arkëtimi i faturave ishte i ulët, me një mesatare prej 76% në nivel kombëtar. Rastet konkrete tregojnë përmasat e problemit. Ujësjellësi i Roskovecit arkëtonte vetëm 39% të faturave, ndërsa ai i Durrësit 53%”, theksoi ajo.

Një tjetër fenomen që e ka shoqëruar këtë sektor gjatë periudhës së tranzicionit, theksoi Balluku, ka qenë faturimi aforfe, që shpesh bëhej pa asnjë lloj analize apo metodologjie dhe miratohej nga këshillat bashkiakë sipas propozimeve të kryetarëve të bashkive.
Balluku përmendi si shembull Libohovën, ku deri në vitin 2020 rreth 97% e abonentëve faturoheshin aforfe, ndërsa në Klos kjo përqindje ishte 74% dhe në Finiq 66%.

Më tej, Balluku vuri në dukje se mungesa e sistemeve të automatizuara dhe atyre të sigurisë përbënte një tjetër problem serioz, i identifikuar gjatë vitit 2020.

Po kështu, sipas saj, mungesa e shërbimeve të unifikuara dhe të standardizuara kishte sjellë praktika të ndryshme tarifimi dhe ofrimi shërbimesh nga një ndërmarrje te tjetra, sidomos në periudhën kur ato funksiononin nën administrimin e pushtetit vendor.

Duke u ndalur tek efikasiteti i stafit, Balluku tha se në vitin 2020 numri i punonjësve për një mijë lidhje shkonte mesatarisht në 5,3, ndërkohë që kishte raste ekstreme, si në Pustec, ku për 737 kontrata të lidhura shërbenin 13,4 punonjës për një mijë lidhje.

Lexo më shumë nga

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.