Manastirliu në UNESCO: Shqipëria po ndërton një sistem arsimor të avancuar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ndodhet për një vizitë zyrtare në Paris, ku mori pjesë në takimin “Digital Learning Week 2025” në selinë e UNESCO-s.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ndodhet për një vizitë zyrtare në Paris, ku mori pjesë në takimin “Digital Learning Week 2025” në selinë e UNESCO-s.

Në tryezën e ministrave, mbajtur në kuadër të këtij aktiviteti, ministrja Manastirliu u angazhua në një diskutim të rëndësishëm mbi rolin që inteligjenca artificiale (IA) do të luajë në të ardhmen e arsimit.

Në fjalën e saj, Manastirliu theksoi disa nga hapat e rëndësishëm që Shqipëria ka ndërmarrë për të integruar teknologjinë dhe inteligjencën artificiale në sistemin arsimor.

Ajo po ashtu theksoi se me Agjendën Digjitale për Arsimin 2030, Shqipëria po ndërton një sistem arsimor ku çdo nxënës fiton aftësi digjitale dhe çdo mësues është i fuqizuar me teknika moderne mësimdhënësie.

“Me këto hapa konkretë, Shqipëria po ecën krah për krah me vendet e tjera për të ndërtuar një të ardhme arsimore më të avancuar dhe të barabartë për të gjithë”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Burimi ATSH

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.