Rama: BE-ja duhet të shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Europës ose do të shpërbëhet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Slloveni se “duhet të jemi miq njëherë, para se të jemi aleatë strategjikë, kjo do të shmangë luftërat”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Slloveni se “duhet të jemi miq njëherë, para se të jemi aleatë strategjikë, kjo do të shmangë luftërat”.

Në fjalën e tij në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian, në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, Rama tha se “kjo madje do të shmangë edhe luftërat sepse ta shndërrosh Europën nga një projekt paqeje në një projekt lufte nuk mendoj se është zgjidhja sepse duke qenë 27 shtete dhe duke armatosur veten larg qoftë përpara se të bie armiku do të shohim njëri–tjetrin për të parë nëse armët tona funksionojnë ose jo”.

Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin Stjepan Oresković, sipërmarrës dhe President i IEDC Bled, Future 500 për integrimin e Shqipërinë në BE, Rama tha se “shpresojmë që të tjerët të bien dakord me Komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, kur të vijë momenti kjo nuk është kaq e dukshme, Europa është si një pacient me 27 mjekë të gjithë patologë që e bën edhe më të ndërlikuar që të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ”.

“Dua t’ju them të gjithë atyre që janë brenda BE-së që të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Europë nuk lidhen me faktin që Europa është një bashkim, por për faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë dhe shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Këta patologët duhet të specializohen paksa, njëri duhet të jetë kardiologu, tjetri duhet larg qoftë onkologu e kështu me radhë për të pasur një bashkim tërësor që kujdeset plotësisht për të gjithë organizmin e pacientit në të kundërt do të kemi një rënie të pashmangshme”, nënvizoi Rama.

Mendoj, vijoi Rama, që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë.

“Do të thellohet në rrugën e saj për tu shndërruar në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do të shpërbehet në copa të ndryshme megjithë secilin që vendos se sateliti i kujt do të bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh dhe të dalësh nga ky klub i madh. Pastaj të kesh ndonjë histori të lavdishme përveç se të bëhesh satelit i dikujt tjetër, kjo është ajo pikëpyetja e madhe, përgjigjen e se cilës nuk e kam. Nga ana tjetër Europa është makineria më e jashtëzakonshme, burokratike dhe e administratës që mund të jetë një gjë e mirë, por nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se diçka të nisë, në Amerikë përshembull shpikin Inteligjencën Artificiale, ndërsa në Europë shpikin rregulloren për momentin që dikush kur të vijë të shkohet në atë drejtim”, theksoi Rama duke shtuar se kjo e bën Europën më të vështirë si mjedis për biznesin, shumë herë më të artikuluar kur vjen fjala për rregulloren, por ka një ekuilibër që Europa duhet ta gjejë.

Kryeministri Rama u shpreh se “e kuptoj pse, por ndoshta kjo përgjigje duhet përgatitur në një tjetër mënyrë. Fakti që kemi opinione të ndryshme për mënyrën si jetojmë nuk është arsye për tu veçuar për t’u mbyllur dhe për të thënë që nëse do të behësh mik me ne duhet të jetosh si ne, sepse kështu rrezikojmë të kemi gjithnjë e më pak miq dhe në fund të humbasim edhe mënyrën tonë të jetesës”.

“Na duhet ta ruajmë këtë mënyrë tonën të jetesës me krenari e me gjithçka mundemi, por nga ana tjetër të jemi shumë herë më të hapur kundrejt botës dhe për të qenë ajo çfarë Europa ka qenë gjithmonë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Peng Liyuan shoqëron bashkëshortet e udhëheqësve të huaj pjesëmarrës në Samitin e OBSh-së për vizitë në lumin Haihe

Bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, shoqëroi bashkëshortet e udhëheqësve të huaj pjesëmarrës në Samitin e Organizatës së…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dhimitër Anagnosti dhe kapërcimi i kufirit të vdekjes!

"Lexova sot mesazhe dashurie dhe krenarie për regjisorin e mrekullueshëm, emblemën më të shndritshme të kinematografisë shqiptare"

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Peng Liyuan shoqëron bashkëshortet e udhëheqësve të huaj pjesëmarrës në Samitin e OBSh-së për vizitë në lumin Haihe

Bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, shoqëroi bashkëshortet e udhëheqësve të huaj pjesëmarrës në Samitin e Organizatës së…