Gonxhja: Kisha e Shën Mërisë në Bishqethëm, një thesar i rilindur i trashëgimisë kulturore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjete sociale pamje nga kisha e Shën Mërisë në Bishqethëm, e restauruar, që është objekt kulti tipik i ndërtimeve të shek. XVIII.


Pas një pune të kujdesshme restauruese, kisha e Shën Mërisë në fshatin Bishqethëm (Lushnjë), ka rifituar pamjen dhe dinjitetin e saj historik.

Monumenti i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore është tashmë gati të mirëpresë vizitorë dhe banorë, si një dëshmi e gjallë e historisë dhe shpirtit të zonës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjete sociale pamje nga kisha e Shën Mërisë në Bishqethëm, e restauruar, që është objekt kulti tipik i ndërtimeve të shek. XVIII.

Gonxhja theksoi rëndësinë e këtij projekti, teksa bëri të ditur se, punimet restauruese përfshinë: Konsolidimin e strukturës së kishës; restaurimin e elementëve arkitektonikë dhe sistemimin e territorit përreth.

“Të gjitha ndërhyrjet u kryen nën mbikëqyrjen e specialistëve të IKTK-së, duke respektuar vlerat historike e arkitektonike të objektit. Pas një pune të kujdesshme restauruese, ky monument i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore ka rifituar pamjen dhe dinjitetin e tij historik”, shkroi Gonxhja.

Sot, kisha e Shën Mërisë rrezaton sërish si një qendër e gjallë e historisë, kulturës dhe identitetit shpirtëror të komunitetit lokal, një burim kujtese dhe frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Pikturat e kishës janë realizuar nga Johani, i cili i përket familjes së Çetirëve nga Grabova, në vitin 1798. Disa prej tyre ruhen në gjendje të mirë dhe përbëjnë destinacion të rëndësishëm kulturor për t’u vizituar.

/e.xh/r.e/

Lexo më shumë nga

Krasniqi, në Konferencën Globale mbi Qeverisjen e Platformave Digjitale 2026

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi dhe delegacioni shqiptar morën pjesë në Konferencën Globale mbi Qeverisjen e Platformave…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Krasniqi, në Konferencën Globale mbi Qeverisjen e Platformave Digjitale 2026

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi dhe delegacioni shqiptar morën pjesë në Konferencën Globale mbi Qeverisjen e Platformave…