Gianni Morandi pushime në Dhërmi, takohet me Tavon: Do të rikthehem sërish

Ikona e muzikës dhe artit italian, Gianni Morandi ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për të kaluar disa ditë pushimesh në jug të Shqipërisë.


Ikona e muzikës dhe artit italian, Gianni Morandi ka zgjedhur plazhin e Dhërmiut për të kaluar disa ditë pushimesh në jug të Shqipërisë.

Sot, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo zhvilloi një takim me artistin italian, ku shprehu vlerësimin për bisedën miqësore me këngëtarin, i cili me muzikën e tij, ka bërë epokë dhe ka kultivuar shijen muzikore të disa brezave shqiptarësh.

Tavo tha se “edhe pse është fundi i gushtit, plazhi është i mbushur plot, në Himarë dhe Dhërmi ku vijnë për pushime mijëra italianë. Sot kemi kënaqësinë që të kemi në Dhërmi për pushime legjendën Gianni Morandi, i cii ka ardhur para disa ditësh këtu, po pushon dhe është shumë i kënaqur me kushtet që ofron Shqipëria, Himara dhe Dhërmiu”.

Nga ana e tij, artisti Morandi tha se mes shqiptarëve dhe italianëve ka një lidhje të fortë.

“Ka një lidhje muzikore, pasi janë shumë të pasionuar pas muzikës që kanë dëgjuar në vitet 60’, 70’ dhe 80’. Shumë miq të mitë italianë vijnë këtu. Një mik shumë i mirë i imi, inxhinier në Bolonja më tha: shko për pushime në Shqipëri sepse është një vend shumë i bukur”, u shpreh ai.

Artisti u shpreh i emocionuar, lidhur me faktin se në plazhin e Dhërmiut ka diçka të veçantë, ku mali dhe deti janë përballë njëri- tjetrit dhe kjo është diçka e mrekullueshme, sipas tij.

“E dëgjova mikun tim dhe ja ku jam, me bashkëshorten time dhe ajo shumë e lumtur. Besoj se do të rikthehem edhe herë të tjera, siç do rikthehen edhe shumë italianë këtu”, përfundoi Morandi.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Bordi i Transparencës pritet të vendosë sot për ecurinë e çmimit të karburanteve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Bordi i Transparencës pritet të vendosë sot për ecurinë e çmimit të karburanteve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës…