Balluku: Gjoba ndotësve në akset kombëtare, do përdoren kamerat

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ekipet e mirëmbajtjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) po pastrojnë çdo ditë akset rrugore nga mbetjet e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtues dhe pasagjerë automjetesh.

“Ekipet e mirëmbajtjes së ARRSH kanë pastruar në bazë ditore akset rrugore, të tejmbushura nga mbetjettë hedhura në vendpushime, në mënyrë të papërgjegjshme nga drejtuesit dhe pasagjerët e automjeteve”, shkroi Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, pavarësisht ndërhyrjeve të vijueshme të punonjësve të mirëmbajtjes, problemi i ndotjes mbetet shqetësues.

“Punonjësit tanë kanë ndërhyrë në vijimësi, por kjo nuk mjafton”, vijoi zv/kryeministrja.

Për këtë arsye, Balluku paralajmëroi se kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për identifikimin dhe gjobitjen e ndotësve, deri në arritjen e ndërgjegjësimit të plotë.

Qartësisht, shtoi Balluku, “kamerat e Qendrës së Monitorimit të Trafikut do të përdoren edhe për të gjobitur ndotësit të akseve tona kombëtare, deri në ndërgjegjësimin e plotë. Kërkohet angazhimi i të gjithëve për një mjedis më të pastër”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.