Strehimi social – Gonxhja: 258 familje në Vaun e Dejës me kushte më të mira jetese

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një vizitë në bashkinë e Vaut të Dejës, ku inspektoi finalizimin e punimeve në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një vizitë në bashkinë e Vaut të Dejës, ku inspektoi finalizimin e punimeve në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social.

Gonxhja theksoi se këto investime janë një shembull konkret i transformimit dhe përmirësimit të ndjeshëm të jetës së qytetarëve.

“Ky program ka sjellë ndër vite transformime të prekshme në infrastrukturë, banim dhe standarde jetese në këtë bashki, duke u fokusuar te komunitetet më në nevojë”, theksoi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale.

Ministri u shpreh se, “258 familje apo 508 banorë përfituan nga ndërhyrja emergjente për zëvendësimin e çative prej eterniti, një material i rrezikshëm për shëndetin, i trashëguar ndër vite”.

“Janë 90 milionë lekë, investim për këtë projekt jetik. 2,6 km infrastrukturë rrugore e përmirësuar në lagjet NFP, Kinoklub, Mlloje dhe Drita, me një total prej 90 milionë lekësh. 24 familje kanë përfituar nga përmirësimi i kushteve të banimit, me një fond prej 27 milionë lekësh”, u shpreh Gonxhja.

Ministri theksoi se, “projekti “Mjedë – Faza e parë” (2025–2026) do të sjellë 2,4 km rrugë të reja dhe përfitime direkte për 102 familje, me një investim prej 75 milionë lekësh”.

“Ky program, më shumë se kurrë, është pranë komuniteteve që kanë më shumë nevojë, jo vetëm me investime në infrastrukturë dhe strehim, por me një angazhim të vazhdueshëm për të përmirësuar cilësinë e jetesës. Një qasje e qëndrueshme dhe sociale, që tregon se politika e strehimit nuk është vetëm një objektiv zhvillimi, por një prioritet për dinjitetin dhe mirëqenien e çdo qytetari”, nënvizoi Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…