Rihapet për publikun pas restaurimit Kalaja e Bashtovës

Kalaja e Bashtovës ka rihapur sot dyert për publikun pas restaurimit me mbështetjen e Bashkimit Evropian nëpërmjet programit “EU4Culture”


Kalaja e Bashtovës ka rihapur sot dyert për publikun pas restaurimit me mbështetjen e Bashkimit Evropian nëpërmjet programit “EU4Culture”.

Nga panairi, te koncertet dita e sotme është e mbushur plot aktivitete në Kalanë e Bashtovës. Të pranishmit mund të vizitojnë panairin me produktet e zonës. Gjithashtu do të ketë aktivitete dhe lojëra për fëmijë e të rinj.

Në hapjen e Kalasë së Bashtovës nuk mungon edhe ekspozita e makinave nga “Retro Albania” dhe e motorëve ikonikë nga “Steel Wings Albania”.

Gjithashtu të pranishmit kanë mundësinë të eksplorojnë kalanë nëpërmjet realitetit të shtuar (AR).

Mbrëmja vazhdon me koncertin e Rona Nishliut dhe Gent Rushit dhe me pjesëmarrjen e DJ Rossa.

E dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, Kalaja e Bashtovës rikthehet në jetë falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, përmes programit EU4Culture. Restaurimi ka ruajtur elementët autentikë, ka sjellë hapësira të reja për vizitorët dhe ka zbuluar shtresa të reja historike, duke hapur një kapitull të ri për këtë monument.

Hajdari merr zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari mori sot zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hajdari merr zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari mori sot zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës.