Kumbaro: Plan i ri për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve përtej kapaciteteve të bashkive

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro prezantoi sot, në një dalje publike së bashku me Kryeministrin Edi Rama, reformën e re të menaxhimit të integruar të mbetjeve.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro prezantoi sot, në një dalje publike së bashku me Kryeministrin Edi Rama, reformën e re të menaxhimit të integruar të mbetjeve. Ministrja Kumbaro pohoi se në një moment kur mblidhen rreth 98% të mbetjeve të gjeneruara në territor, është i nevojshëm një plan i ri për menaxhimin dhe trajtimin e tyre, që shkon përtej kapaciteteve të bashkive.

“Në vitin 2013 mblidheshin 51% e mbetjeve në territor, në vitin 2020 mblidheshin 87% e tyre, kurse në vitin 2024, gati 98% e mbetjeve. Në vitin 2013 kishim vetëm një landfill, atë të Bushatit, sot kemi 7 pika fundore të trajtimit të mbetjeve”, tha Kumbaro.

“Ne propozojmë një plan të ri kombëtar për menaxhimin e mbetjeve që ka së pari shtyllën e vet ligjore, kemi gati për miratim ligjin e ri të mbetjeve me të cilin respektojmë dhe plotësojmë nga pikëpamja ligjore të gjitha standardet europiane. E kemi bërë këtë në konsultim shumë të ngushtë me ekspertë europianë falë projektit IPA-circula economy me Bashkimin Europian. Po kështu ligjin e “Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit”, i cili ka shkuar në kuvend dhe bashkë me ligjin e mbetjeve miratohen brenda sesionit të parë të kësaj legjislature”, tha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Në kuadër të ndryshimeve, pritet krijimi i Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve.
“Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve është krijuar në mars të vitit 2024 dhe aktualisht është agjenci nën varësinë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Propozojmë krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, si një kompani shtetërore me kompetenca për ndërtim, operim dhe financim të infrastrukturës së mbetjeve në nivel kombëtar”, tha Kumbaro.

Ajo shtoi se bashkive nuk u lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit, për sa i përket menaxhimit të mbetjeve. “Duhet theksuar se bashkive nuk iu lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit për sa i përket menaxhimit të mbetjeve, siç e përcakton qartë edhe ligji i autonomisë vendore, edhe projektligji i menaxhimit të integruar të mbetjeve, bashkitë do të vijojnë të kenë përgjegjësinë dhe detyrën e mbledhjes së mbetjeve në territor, të menaxhimit të burimeve njerëzore, të administrimit të infrastruktures së lehtë e të lëvizshme të domosdoshme për të realizuar me sukses këtë kompetencë siç e kanë edhe sot”, tha Kumbaro.

Kumbaro prezantoi edhe investimet në proces në Zonat e Menaxhimit të Mbetjeve Berat, Dibër, Korçë, Durrës, Vlora-Veri, Gjirokastër – Vlora Jug dhe Kukës, nga pikat fundore deri te mbyllja e venddepozitimeve jashtë standardeve, si edhe ngritjen e Sistemit të Integruar të të Dhënave Mjedisore, si një platformë digjitale që do të sigurojë të dhënat parësore në kohë reale mbi regjistrin e mbetjeve urbane dhe transfertat e mbetjeve.

/Burimi ATSH

Nxënësi Neevis Hasani fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë

Neevis Hasani, nxënës i shkollës “4 Dëshmorët”, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë të zhvilluar në…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Nxënësi Neevis Hasani fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë

Neevis Hasani, nxënës i shkollës “4 Dëshmorët”, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë të zhvilluar në…