MIE rihap procedurën për koncesionin e rrugës “Milot-Balldre”

Ky projekt synon të përmirësojë lidhjet rrugore në këtë zonë strategjike, duke kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e ndërlidhjes në vend.


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rihapur procedurën për koncesionin e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe transferimit të segmentit rrugor “Milot-Balldre”.

Kontrata do të ketë një kohëzgjatje prej 35 vjetësh dhe vlera totale e parashikuar është 364,7 milionë euro.

Në mesin e muajit korrik, MIE anulloi procedurën e mëparshme të koncesionit për ndërtimin e këtij segmenti rrugor, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushi kërkesat e procedurës konkurruese.

Sipas njoftimit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme për këtë projekt.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë-Shkodër, në Balldre.

Autostrada e re Milot-Balldre parashikohet të jetë një autostradë e kategorisë A, që përfaqëson standardin më të lartë të rrugëve europiane.

Ajo do të ketë gjatësi prej 17 kilometrash dhe do të jetë tërësisht e mbyllur në të dy krahët. Gjerësia e rrugës do të jetë me tre korsi në secilin drejtim, duke mundësuar lëvizjen me një shpejtësi maksimale prej 120 km/orë.

Afati për dorëzimin e ofertave është data 2 tetor 2025, ora 12:00.

Ky projekt synon të përmirësojë lidhjet rrugore në këtë zonë strategjike, duke kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e ndërlidhjes në vend.

Burimi ATSH

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Pasqyrë e progresi drejt BE-së

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasadat e tyre në Shqipëri. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Pasqyrë e progresi drejt BE-së

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasadat e tyre në Shqipëri. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,…