Veliera u bllokua në lumin Seman, Policia e Vlorës u vjen në ndihmë dy shtetasve gjermanë

Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.


Policia Kufitare e Vlorës njofton se u ka ardhur në ndihmë dy shtetasve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.

Salla operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë.

Menjëherë, nga Njësia e Patrullës Detare u nis mjeti lundrues, i cili bëri të mundur transportimin e sigurt të dy shtetasve drejt bregut.

“Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zone”, thuhet në njoftimin e Policisë, ndërsa të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Xi përcjell urimet e Festës së Pranverës për Vitin e Kalit

Presidenti kinez Xi Jinping të shtunën u përcolli të gjithë kinezëve brenda e jashtë vendit urimet e Festës së Pranverës…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Xi përcjell urimet e Festës së Pranverës për Vitin e Kalit

Presidenti kinez Xi Jinping të shtunën u përcolli të gjithë kinezëve brenda e jashtë vendit urimet e Festës së Pranverës…