Spitali ditor në QSUNT, qytetarët: Kushte bashkëkohore, të kënaqur me shërbimin që marrim

Spitali i ri ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ofron shërbim të specializuar për rreth 65 000 pacientë


Spitali i ri ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ofron shërbim të specializuar për rreth 65 000 pacientë që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji.

Sipas QSUNT-së, në këtë spital ditor marrin trajtimin e nevojshëm në kushte moderne, me përkujdesje dhe profesionalizëm rreth 100 pacientë në ditë.

Këta pacientë ndiqen me terapi ditore të personalizuara, konsulta me mjekë specialistë dhe mbështetje e vazhdueshme shëndetësore, të gjitha në një ambient të dedikuar dhe komod.

Nga ana e tyre, pacientët shprehen të kënaqur për shërbimin që marrin dhe përkujdesjen e stafit mjekësor gjatë gjithë kohës.

“Ne jemi pacientë që vijmë një ditë po dhe një ditë jo këtu në shërbimin e dializës dhe jemi shumë të kënaqur”, shprehet një paciente.

Një tjetër thotë se ka rreth 21 vite që bën dializë, por infermierët dhe mjekët i kanë shërbyer në çdo kohë, pavarësisht problematikave dhe ecurisë së diagnozës.

“Spitali nuk ka asnjë mungesë medikamentesh. Nuk na mungon trajtimi nga ana e stafit mjekësor, të gjitha kryhen këtu dhe në kushte shumë të mira”, shprehet një tjetër qytetar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, uroi sot konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i…

Global 360

Albin Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës me 66 vota

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstetnim ka zgjedhur qeverinë Kurti III.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, uroi sot konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i…