Beci: Përfundon shtrimi i pedonales dhe restaurimi i fasadave në zonën e Zdrales

Shkodra po përjeton transformim urban me një sërë projektesh të reja që aktualisht po zbatohen në lagjet kryesore të qytetit, me vlera të spikatura historike dhe arkitekturore


Shkodra po përjeton transformim urban me një sërë projektesh të reja që aktualisht po zbatohen në lagjet kryesore të qytetit, me vlera të spikatura historike dhe arkitekturore, mes të cilave edhe zona historike 300 vjeçare e Zdrales, programi për vitalizimin urban të së cilës, u lançua një vit më parë nga Bashkia e Shkodrës.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci tha sot se “transformimi i zonës në Zdrale po merr formë të plotë”.

Sipas Becit, në këtë fazë të projektit “ka përfunduar shtrimi i pedonales, janë restauruar thuajse të gjitha çatitë dhe fasadat e banesave e bizneseve, si edhe është vendosur sistemi i ndriçimit dhe është realizuar edhe pjesa dekorative e rrugës”.

“Një investim transformues që po i jep një pamje të re kësaj zone historike dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetesës për banorët dhe bizneset aty”, pohoi Beci në një postim në rrjetet sociale.

Projekti për rivitalizimin e Zdrales përbën një investim prej 2.5 milionë eurosh, ndërsa kryebashkiaku i Shkodrës është shprehur më herët se më këtë projekt “dyert standardizohen me dritare, me ballonë, pjesa e fasadave, pjesa e xhamave, dyqaneve, komplet”.

“Kemi sfidë tani për të zgjidhur me telat, infrastruktura e poshtme është bërë, duhet kaluar e gjithë infrastruktura poshtë që të mos kemi fare tela varura. Edhe dyqanet do unifikohen, të gjitha dyqanet me kornizat, me hyrjet”, u shpreh Beci.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Forcimi i marrëdhënieve parlamentare Shqipëri–Azerbajxhan

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Baku, e përfaqësuar nga Ambasadori Dr. Besart Kadia dhe Këshilltari Dr. Dorian Koçi, zhvilloi…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Forcimi i marrëdhënieve parlamentare Shqipëri–Azerbajxhan

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Baku, e përfaqësuar nga Ambasadori Dr. Besart Kadia dhe Këshilltari Dr. Dorian Koçi, zhvilloi…