Mungesa e librezës së punës nuk është më pengesë për përfitimin e pensionit të pleqërisë

ISSH këshillon që qytetarët të fillojnë përgatitjet për aplikimin për pension të paktën tre muaj para mbushjes së moshës ligjore, për të shmangur vonesat dhe për të siguruar që të gjitha periudhat e punës janë dokumentuar saktë.


Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) bën të ditur se mungesa e librezës së punës nuk e pengon më përfitimin e pensionit të pleqërisë.

Të gjithë qytetarët që aplikojnë për pension mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore edhe në rastet kur nuk disponojnë libreza pune, për sa kohë që deklarojnë saktë periudhat e punës dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës.

Një ndihmë të mëtejshme u jep ligji nr. 7/2025, i cili njeh si periudhë të përgjithshme sigurimi periudhat e punës në ish-institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, duke zgjidhur problematikat e mëhershme që lidhen me njohjen e këtyre periudhave.

Personat që aplikojnë për pension sipas këtij ligji mund të kërkojnë njohjen e këtyre periudhave si periudhë të përgjithshme sigurimi pranë ISSH-së, duke lehtësuar kështu procesin e aplikimit dhe rritjen e mundësive për përfitim.

Sipas ISSH-së, aplikuesit duhet të plotësojnë me kujdes formularin online të aplikimit, duke i kushtuar vëmendje veçanërisht seksionit III, B 1, ku kërkohet të deklarohen periudhat e punës dhe institucionet ose ndërmarrjet ku kanë punuar gjatë viteve të sigurimit.

Dokumente të rëndësishme si certifikata familjare, certifikata e martesës në rast se të dhënat janë të sakta, vërtetimi për periudhën e shërbimit ushtarak për meshkujt si dhe vërtetimet për pagat kontributive mund të sigurohen drejtpërdrejt nga ISSH, pa nevojën që qytetari t’i kërkojë vetë.

Shërbimi digjital synon të ulë barrën administrative mbi qytetarët dhe të përshpejtojë procesin e verifikimit të të dhënave.

Çdo qytetar mund të kontrollojë llogarinë e tij të kontributeve përmes platformës e-Albania, ku mund të shohë vit pas viti të dhënat mbi pagat dhe kontributet e derdhura nga punëdhënësit.

ISSH këshillon që qytetarët të fillojnë përgatitjet për aplikimin për pension të paktën tre muaj para mbushjes së moshës ligjore, për të shmangur vonesat dhe për të siguruar që të gjitha periudhat e punës janë dokumentuar saktë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Marrëveshje me komunitetet për mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Ministria e Mjedisit do të ndërtojë marrrëveshje me komunitetet në zonat turistike…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Marrëveshje me komunitetet për mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Ministria e Mjedisit do të ndërtojë marrrëveshje me komunitetet në zonat turistike…