Miratohet Garancia Shtetërore, 3 miliardë lekë për huamarrje në bujqësi

Këshilli i Ministrave miratoi sot skemën e veçantë të Garancisë Shtetërore të huas për garantimin e huamarrjes së subjekteve në sektorin e bujqësisë.


Këshilli i Ministrave miratoi sot skemën e veçantë të Garancisë Shtetërore të huas për garantimin e huamarrjes së subjekteve në sektorin e bujqësisë.

Me një vlerë prej 3 miliardë lekë skema e veçantë e garancisë shtetërore të huas do të lëshohet në favor të disa bankave tregtare të nivelit të dytë.

Konkretisht bankat e parashikuara në këtë vendim janë: Banka Raiffeisen, sh.a.; Banka e Bashkuar e Shqipërisë, sh.a.; Banka Kombëtare Tregtare, sh.a.; Banka Tirana, sh.a.; Banka Intesa Sanpaolo Albania, sh.a.; Banka Procredit, sh.a.; Banka Amerikane e Investimeve, sh.a.; Banka e Parë e Investimeve Albania, sh.a.; Banka Credins, sh.a.;
Banka OTP Albania, sh.a.; Banka Union, sh.a.

Ministri i Financave autorizohet për nënshkrimin e marrëveshjes së garancisë me bankat tregtare të nivelit të dytë.

Ndërkohë ngarkohen Agjencia për Menaxhimin e Garancive dhe Kredive të Pakthyera dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi, për ndjekjen dhe administrimin e kësaj skeme garancie.

Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Lexo më shumë nga

Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, uroi sot konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i…

Global 360

Albin Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës me 66 vota

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstetnim ka zgjedhur qeverinë Kurti III.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në rrugën euroatlantike

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, uroi sot konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i…